Një tjetër vendim i rëndësishëm që miratoi Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të radhës është edhe ai: "Për dhënie fondi ndihme disa zonave në veri, për përmirësimin e infras
Një tjetër vendim i rëndësishëm që miratoi Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të radhës është edhe ai: "Për dhënie fondi ndihme disa zonave në veri, për përmirësimin e infrastrukturës"
Këshilli i Ministrave vendosi t'i japë një fond ndihmë prej 26 000 000 (njëzet e gjashtë milionë) lekë disa këshillave të qarqeve, komunave dhe bashkive për përmirësimin e infrastrukturës së dëmtuar nga rreshjet për marrjen e masave mbrojtëse. Fondi ndahet si më poshtë:
Këshillit të Qarkut Lezhë i jepen për riparimin e rrugëve nga Ndërmarrja e Rrugëve Rurale, 2 milionë lekë.
Këshillit të Qarkut Shkodër i jepen për riparimin e rrugëve nga Ndërmarrja e Rrugëve Rurale Shkodër, 3 milionë lekë dhe nga Ndërmarrja e Rrugëve Rurale Pukë 2 milonë lekë.
Këshillit të Qarkut Kukës i jepen për riparimin e rrugëve nga Ndërmarrja e Rrugëve Rurale Tropojë, 1 milion lekë.
Komunës Hajmel, Shkodër, 3 milionë lekë.
Komunës Vig - Mnell, Shkodër, 4 milionë lekë.
Komunës Gjegjan, Pukë, 3 milionë lekë.
Komunës Qerret, Pukë, 2 milionë lekë.
Komunës Lekbibaj, Tropojë, 1 milion lekë.
Komunës Llugaj, Tropojë, 1 milion lekë.
Komunës Fierzë, Tropojë, 1 milion lekë.
Bashkisë Fushë – Arrës, 1 milion lekë.
Bashkisë Librazhd, 2 milion lekë.