E Diel, 1 Nëntor 2026

(Nga mbledhja e Këshillit të Ministrave) Këshilli i Ministrave miratoi edhe një tjetër vendim të rëndësishëm: "Për komisionimin dhe pagesën për personat me aftësi të kufizuar".

(Nga mbledhja e Këshillit të Ministrave)

Këshilli i Ministrave miratoi edhe një tjetër vendim të rëndësishëm: "Për komisionimin dhe pagesën për personat me aftësi të kufizuar".

Ky vendim ka për qëllim t'u vijë në ndimë shtresave në nevojë dhe përmbush objektivat e programit të Qeverisë për rritjen e efektivitetit të përdorimit të fondeve të buxhetit të shtetit për ndihmë dhë mbështetje me të ardhura të grupeve nevojë.

Aktualisht nga fondet e buxhetit të shtetit me vendim të Qeverisë, marrin pagesë paaftësie 52 mijë individë, së bashku me kujdestarët e tyre, për të cilët shteti jep 4.2 miliardë lekë.

Sipas vendimit të gjithë personat e lindur me aftësi të kufizuara ose që janë bërë të tillë para moshës 21 vjeç dhe deri në moshën 24 vjeç, ndjekin arsimin e lartë, kur paaftësia e tyre vërtetohet nga Komisioni Mjeksor i Caktimit të Aftësive për Punë (KMCAP), përfitojnë pagesë të plotë për shkak të aftësisë së kufizuar.

Vlerësimi i gjendjes shëndetësore të personave më aftësi të kufizuar për punë bëhet nga KMCAP që funksionon pranë sigurimeve shoqërore.

Paga për personat që përfitojnë paaftësi të kufizuar bëhet një herë në muaj dhe fillon në muajin pasardhës, pas daljes në komision. Pagesa për paaftësinë e kufizuar është 6000 (gjashtë) mijë lekë.

Personat që përfitojnë paaftësi të kufizuar, për periudhën që ndjekin arsimin e mesëm marrin dyfishin e pagesës, ndërsa për periudhën që ndjekin një cikël të plotë të arsimit të lartë apo pasuniversitar, marrin trefishin e pagës.

Gjithashtu, vendimi përcakton që personat me aftësi të kufizuar e përfitojnë pagën shtesë edhe në rastet kur studimet zgjasin edhe një vit më shumë se kohëzgjatja normale e cilkit të shkollës.

Në vendim përcaktohet se përfitimi për paaftësi të kufizuar vlerësohet si e ardhur personale dhe nuk përfshihet në të ardhurat e familjes për efekt të llogaritjes së ndihmës ekonomike.

Gjithashtu, në vendim përcaktohet se personat që marrin pagesë për paaftësi të kufizuar dhe që nga KMCAP-i janë klasifikuar si persona që kanë nevojë për kujdesje të pandërprerë, marrin edhe pagesën për një kujdestar, kur familja e tyre nuk ka të ardhura. Kujdestari mund të jetë anëtar i familjes ose një i zgjedhur nga vetë personi me aftësi të kufizuar. Masa e përfitimit të kujdestarisë është 5 000 (pesë mijë) lekë në muaj dhe idenksohet me rritjen e pagës minimale në shkallë vendi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›