Nje trendafil per Meri Uoren

Meri Uoren si te tjere personazhe ne dramen Shtrigat e Salemit merr shkas nga nje figure e vertete e historise se Salemit ne veren e vitit 1692 qe ashtu si gjithe te tjeret dramaturgu Artur Miler ate e ka rikrijuar. Pershkrimi i tij per Meri Uorens eshte ky shtatembedhjetevjecare servile naive e vetmuar.
Aktorja Eni Jani eshte ky personazh. Dhe me shume.
Para dhe pas premierave dritat bien zakonisht mbi ata qe suksesin e kane me vete sepse kane emer stari. Ka te tjere emrat e te cileve publikut akoma nuk i thone ndonje gje te madhe. Keta te fundit e rreshtit qellon ta vjedhin spektaklin.
Ka ndodhur ne shfaqjet e fundit te spektaklit te gjalle ne teater apo opera. Nuk ishte Romeo po Parizi ne premieren e fundit ne Teatrin e Metropolit nuk ishte Inva Mula te Perrallat e Hofmanit megjithese ajo i korri duartrokitjet po Vikena Kamenica nuk ishte Eva Alikaj as edhe Elia Zaharia po Eni Jani.
Ky emer i fundit Eni Jani grua dhe nene e re ne jeten e vertete nuk ka pjesen e luanit ne shfaqjen qe ka zene fundjavat ne Teatrin Kombetar. Nuk eshte as aktore e trupes stabel as kushedi sa e kerkuar.
Personazhi i saj Meri Uoren e shtegtoi driten e vet tek ata me te cilet ajo jepte dhe merrte duke dhene dicka te madhe per nje aktor e qe protagonistet e kesaj shfaqje e kursejne Nuk mund te thuhet e njejta gje per Flaura Kureten Naun Shundin.
Spektatori i sheh banoret e Salemit te kapur brenda nje skeme regjisoriale ndersa kjo Meri Uoren eshte e plote edhe pse e ndare ajo duhet te jete edhe kjo edhe ajo ajo qe beson ne djall dhe ajo beson ne Zot qe nuk eshte e pushtuar nga shpirtrat por nuk eshte as e lire qe eshte sherbyesja eshte edhe e pabindura.
Nje portret qe rreshqet sa ne turbullire ne ndergjegjesime te shkurtra si masa elektrike. Te dyja ane te mbajtura nen kontroll nga Eni deri ne skenen e fundit per te kur dorezohet ne krahet e shtrigave me te njejten dinamike. Te mendosh qe vete shfaqja nuk e permbushe njefare ritmi.
Njehere nje zonje e mencur e teatrit thote per Roland Trebicken ju mund te mos e doni prirjen e tij komike perseritjet nga njeri personazh ne tjetrin por nuk mund te mos e doni bujarine e tij. Keni degjuar per aktore bujare aktore qe e ndajne veten me koleget ne skene Trebicka eshte aktor bujar.
Ne kete kuptim loja e Enit shfaqet me nje frymemarrje te thelle dhe nje hapje krahesh ne gjithe spektaklin.
Pa takt aty genjen aty mohon aty e refuzon magjine e aty eshte gati terhiqet ka frike te jete vetem i ka frike dhe te tjeret nuk di te jete vetja akuzon te pafajshem pastaj kthehet te turma e manipuluar te ciles i perket.
Tekembramja ky karakter i perpunueshem sipas rrethanave eshte ne natyren e nje modeli historik dhe psikologjik qe Mileri nderton per secilin nga personazhet e Shtrigave te Salemit. Jo me kot e ashtuquajtura gjueti shtrigash mori nje kuptim te perditesuar universal pas venies ne skene te drames se Milerit te denosh dike pa te drejte te ndermarresh nje fushate ndaj njerezve te pafajshem te cilet ligji para se tua provoje fajesine ua ka vene shenjen e personave te rrezikshem per moralin fetar shoqeror politik.
Kur turma perfshihet ne kete gjyq e keqja ndodh ne permasa te medha.
Meri Uoren e vjell te verteten nuk ia mban barku. Nje vajze ne pubertet qe referuar sjelljeve te paqendrueshme nuk ia ke sigurine nga do te priret pjekuria e saj. Eni e jep qarte kete aspekt te pastabilizuar psikologjik te Meri Uorenit dhe ka realizuar nje portret te shkelqyer.
A ka shprese ne rrethana te pafavorshme
shte afersisht dy here me shume se mosha e personazhit Meri Uoren. Aktorja ka nje portret te fresket prej te parriture qe te afron me imazhin e Anna Karinas pa syte e shkruar.
Pervoja e Eni Janit ne kinema dhe teater nuk eshte kushedi cfare. E natyrshme po te kesh parasysh panoramen dramaturgjike qe kane krijuar autoret e sotem shqiptare. Nuk kane shkruar histori per te qene dhe as kane krijuar personazhe per te qene. fare mund ta mbaje tjeter ne kembe nje veper
Edhe aktoret jane viktima te ketij regresi dramaturgjik me njeren ane dhe regjisorial ne anen tjeter.
Rruga artistike qe ka bere Eni Jani i ruan gjurmet e te dyja aneve te medaljes.
Koha i ka marre me vete figurat e saj te filmi Nate me hene e Artan Minarollit 2004 apo telenovela Njerez dhe Fate e Ylli Pepos ne ekranin TVSH-se.
Ska arsye ta mbash mend per mire lojen e saj ne skenen e Teatrit Kombetar me nje komedi si te Bashkim Hoxhes Ne te gjithe kendonim Margariten 2007. Po as Sonjen e saj te versioni regjisorial i Xhaxha Vanjes se ehovit nga Hervin uli ne vitin 2006.
Pastaj thua prit pak kur e ke pare te luaje Ljubova Andrejevna ne te njejten veper me 2009 me regji te Kico Londos dhe po ate vit per figuren e Mirandolines te E zonja e Bujtines 2009 me regji te ulit.
Ne skenat tona po ndodh te shohim perhere e me teper artiste qe reflektojne ushqimin qe hane dhe jeten qe bejne. Me fjale te tjera e kane humbur masken shumefytyreshe te aktorit aftesine per te folur me mjetet baze zerin dhe trupin po edhe ato qe kryejne operacionet baze shpirti dhe mendja. Kemi pare se si eshte bjerre nje trashegimi e aktrimit te mire.
Prandaj kjo pershendetje per Eni Janin nxenesen per pak kohe te aktores Drita Pelinku ishin bashke por nuk kembyen ndonje batute mes tyre te Shtrigat...