E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca antinjerezore PD-LSI

Aleanca qeverisese zgjodhi nje emertim te ri per kete fushate. Ky emertim tingellon bukur mjaft bukur por per ata veshe qe mund te jene jashte Shqiperise e pse jo jashte Europes. E verteta flet se slogani elektoral eshte shume larg realitetit se vija e sjelljes se qeverise me qytetarin eshte me vite drite larg me permbajtjen e sloganit elektoral. Ku qytetari e ku Qeveria.

Per ta shprehur ne gjuhe popullore do te thoshim ku i djeg qytetarit dhe ku e kruan Qeveria per te mos thene se nuk e kruan fare... Pas gjashte vitesh qeverisjeje per te pasur ndergjegjen e qete per kete slogan te zgjedhur do te duhej te pakten te ishte perkundruall qytetarit ne nje distance aq sa me dylbi ta shikonte ate.

Ne kete rast hipokrizia e sloganit edhe mund te pranohej. Ne nje realitet si ky i yni slogani sa hipokrit eshte talles eshte ogurkeq shpresevrases dhe i papranueshem. Nuk duhet shume per te provuar cfare shkruajta por gjithsesi e drejta kerkon prova dhe une ne kete shkrim do te sjell pak prej tyre.

1. Premtimi i kesaj mazhorance kur donte te vinte ne pushtet ne vitin 2005 ishte ulja e nivelit te varferise ulja e papunesise frenimi i rritjes se cmimeve. E nisa ketu se nese do te quhesh Aleanca per njeriun keto jane ceshtjet themelore qe mund dhe duhet tia zgjidhesh atij. Keshtu jo vetem qe je afer Tij por i jep besim i ruan dhe i larteson personalitetin dhe mund te ballafaqohesh me Ate pa qene nevoja te zgjedhesh slogane hipokrite. Kur ndodh e kunderta lind nevoja e ketyre sloganeve dhe kete e bejne agjitpropet ata qe si shushunja pervetesojne pa u ngopur mundin djersen dhe pasurine e qytetareve. Por dinakeria e ketyre agjitpropeve shkermoqet para realitetit shume te dhimbshem qe provojne e jetojne qytetaret.

Qeveria Berisha premtoi se do ta ulte cmimin e energjise elektrike sepse do te menjanonte korrupsionin ne importin e saj por ndodhi e kunderta. mimi i importit per vitet 2006-2008 u rrit me dy deri ne tre here krahasuar me vitin 2003-2005 konkretisht me shifra nga 30-45 Euro per MWH gjate viteve 2003-2005 ne 70-92 Euro per MWH gjate viteve 2006-2008 dhe Qeveria e luftoi korrupsionin duke bere kerdine duke shpenzuar nga xhepat e qytetareve 270 milione euro me shume se Qeveria paraardhese per te njejten sasi energjie elektrike te importuar..

Kjo shifer marramendese ne euro e shperdoruar se bashku me nje keqmenaxhim te shoqerive energjetike coi ne rritje te cmimit mesatar te shitjes me pakice te energjise elektrike nga rreth 4.5 leke ne vitet 2003-2005 ne 7.2 deri 9.4 leke ne vitet 2006-2010. E qarte ato euro qe ia daroviti orkestres se importit te energjise elektrike ia zhvati xhepit te qytetareve. Pra ne vend qe te ulte cmimin e energjise elektrike e rriti ate per rreth dy here me shume...

E sterhollova analizen e shifrave per te nxjerre ne pah sa i madh e sa i rende eshte mashtrimi qe Qeveria iu ka bere qytetareve dhe nuk e di nese kjo i shkon per shtat nje Aleance per Qytetarin... Me tej dua te kujtoj se si kercyen se larti cmimet e energjise elektrike pas privatizimit te OSSH sh.a. cmimet e karburanteve pas privatizimit te ARMO sh.a. Po qendroj ketu sepse jane pikerisht politikat qeverisese ne keta dy sektore strategjike qe sollen rritjen drastike te cmimeve te shitjes me shumice ne keto dy mallra jetike per qytetaret.

Jane disa vendime te Qeverise Berisha dhe ligje te Parlamentit Berisha-Topalli qe imponuan ritme galopante ne rritjen e cmimeve. Nuk besoj se ka mendje njeriu qofte edhe ne gjume qe te besoje se ne keto vendime dhe per pasojat e tyre Qeveria ka qene ne Aleance me njeriun qytetar. Ne kete veprimtari aspak humane shoqeruar me shkelje te ligjeve e te procedurave Qeveria ka pasur aleate monopolistet hajdutet dhe te korruptuarit.

Qytetaret kane qene dhe vazhdojne te jene larg optikes qeverisese ata jane te braktisur dhe do te vazhdojne te paguajne cmime te larta nga viti ne vit perfshi vitin qe jemi ne fushate e me tej per vitin 2012 e ne vazhdim ku rritja do te vije me kercim te ndjeshem.

2. Nese Qeveria pretendon se tani e tutje do te jete prane qytetarit dhe per qytetarin le te shpjegoje ku ka qene deri dje dhe perse do te ndryshoje ne te ardhmen Them deri dje sepse jane nje numer i shumte ngjarjesh qe deshmojne se kjo Qeveri nuk ka dashur te dije per qytetarin. Do te trajtoj nje rast kur Qeveria e ka pasur shume te lehte dhe detyrim ligjor qe te ishte prane qytetarit por qe nuk e beri.

Ne qytetet e medha ku pushtetin vendor e ushtron e ushtron Partia Socialiste si Tirana Durresi Fieri Elbasani Vlora Korca Gjirokastra etj. Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim nepermjet keshilltareve lokale te tyre tre vjet rresht 2009-2010-2011 kane bllokuar miratimin e buxheteve te bashkive. Nuk beson kush se kete e kane bere nga dashuria per qytetarin sepse leket e buxheteve te bllokuar kane qene te destinuara te perdoreshin ne interes te qytetareve.

Ato leke kane qene sherbime rruge rroga per punonjes te kategorive te ndryshme qe mbeten te bllokuara nga kjo mazhorance qe do te quhet Aleanca per qytetarin. Ky veprim i shemtuar nuk eshte i rastesishem as lajthitje keshilltaresh por nje skenar i mire pergatitur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Te dy keta snajpere te politikes synuan bllokimin e veprimtarive te bashkimeve dhe permes kesaj te nxisnin pakenaqesite ndaj kryetareve te bashkive socialiste.

Turp i pa shoq krim i shemtuar dhe i pa pare ne asnje kaste politikanesh E them turp se bllokimi i buxheteve eshte shoqeruar edhe me veprime tejet jo humane veprime qe nuk jane kryer edhe ne kohen e tribuve. Kryeministri dhe ministrat e tij kane arritur deri aty sa te bllokojne shpronesimin e tokave per varrezat ne keto bashki. Qytetaret e Tiranes e dine se varrezat ne Sharre jane bllokuar dhe keshtu po ndodh edhe ne qytete te tjera. Shikoni sa larg shkon poshterimi i qytetareve nga nje aleance qe do te quhet Aleanca per Qytetarin...

Veshtire se ne rruzullin tokesor mund te gjesh nje cope toke ku qeveria te sillet keshtu me qytetaret e vet. Ky veprim i ka hije nje kaste kanibalesh. Vetem keto kasta vetem kjo lloj race e njerezimit mund te dhunoje njeriun edhe pasi te kete vdekur. Por keta kanibale jane te sinqerte se jane deklaruar si te tille dhe nuk kane shpallur ndonje Aleance per Qytetarin.

Ne te kundert qeveritaret tane shtiren si shtetare shesin parime humanizmi neper televizione derdhin lot krokodili per fatin e qytetareve dhe arrijne deri ketu sa te shpallin Aleancen per Qytetarin. Por a mund te jete nje aleance e tille me kete soj njerezish te verbuar per pushtet... Kurren e kurres Kjo lloj aleance eshte nje fasade me shkelqim te rreme e nje keshtjelle kumaria ku luhet bixhoz me fatin e qytetareve.

Qytetaret kane provuar varferine papunesine perbuzjen dhe poshterimin dhe jane ende ne kembe. Por qytetaret nuk mund te durojne diabolizmin e qeverise e cila kerkon te shtiret se paska qene dhe do te jete prane tyre. Ata do ti japin pergjigjen e duhur ne 8 maj dhe do ta bejne kete per tu treguar qeveritareve se qytetaret nuk pranojne poshterimin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›