E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spotet politike nje ligj dy vendime

TIRAN - Keshilli i Kombetar i Radios se Televizionit perkrah publikimin e spotit televiziv te Levizjes Zgjohu ne te cilin opozita cilesohet se fajtorja per cdo te keqe qe ndodh ne kete vend. Spoti financohet nga nje OJQ e cilesuar nga opozita si fantazme dhe pa asnje transparence ne fondet qe perdor.

Pas kontratave te lidhura nga kjo levizje e cila drejtohet aktualisht nga Zirkon Disha nje prej televizioneve e cila filloi transmetimin e spoteve sipas marreveshjes se nenshkruar i nderpreu ato per te marre nje mendim nga KKRT. Kjo e fundit ne sqarimin e bere eshte bazuar ne ligjin nr. 8410 date 30.09.1998 Per Radion dhe Televizionin Publik e Privat ne Republiken e Shqiperise i ndryshuar neni 55 Dispozita ndaluese per reklamat pika 8 ku thuhet se nuk lejohet te transmetohen ne radio dhe televizion reklamat e partive ose shoqatave politike pervec raste te parashikuara ne ligjet elektorale.

Ne pergjigjen e KKRT-se qe eshte firmosur nga kryetarja e saj levizja Zgjohu eshte nje levizje e cila paska marre iniciativen per te publikuar nje mesazh Kunder dhunes. Po te sjellim ne vemendje kete spot publicitar apo te gjitha ato te tjera te ndermarra prej saj tematika e tyre ka te beje me sulmin e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama. Pak dite me pare gazeta Shekulli publikoi nje shkrese zyrtare te dates 11.10.2010 me numer protokolli 4255/1 nga kancelari i zyres se regjistrimit te organizates jofitimprurese ne te cilen thuhet se kjo organizate jofitimprurese nuk eshte e regjistruar.

Duke mos qene e regjistruar kjo organizate nuk disponon nje regjister ne te cilen duhet te pershkruhet qellimi i kesaj levizjeje.
Se pari Levizja Zgjohu nuk eshte subjekt politik as parti dhe as shoqate politike por eshte nje levizje e cila ka marre iniciativen per te realizuar spote me permbajtje te mesazheve Kunder dhunes. Se dyti ju kujtojme se KKRT nuk ben monitorimin paraprak te programeve te ndryshme para se ato te transmetohen nga subjektet radiotelevizive. Se treti KKRT nuk veren kufizime ligjore qe te pengojne operatoret radiotelevizive te transmetojne spotin Kunder Dhunes - thuhet ne shkresen kryetares se KKRT-se.

Permes kesaj shkrese Keshilli i Kombetar i Radios se Televizionit lejon publikimin e ketij materiali ndonese kjo levizje transmeton materiale permes financimeve te dyshimta kunder partise me te madhe opozitare ne prag te fushates elektorale.

E njejta situate eshte perseritur ne vitin 2008. Por ky institucion i pavarur ne baze te te njejtit nen dhe ligj ka gjykuar ndryshe. Behet fjale per nje reklame te G99 ne kohen kur ajo ishte nje OJQ e cila eshte publikuar ne nje televizion privat. Ne kete spot denoncohej korrupsioni qeverises.

Pas ankeses se mberritur ne kete KKRT kjo e fundit jo vetem vendosi bllokimin e spotit televiziv por edhe gjobiti median qe e transmetonte kete mesazh me 800 mije leke te reja. Sipas tyre kjo media shkeli nenin 55 te ligjit Per radion dhe televizionin publik e privat ne Republiken e Shqiperise i cili ndalon transmetimin ne radio dhe televizion te reklamave te partive ose shoqatave politike pervec rasteve te parashikuara ne ligjet elektorale.

Brenda pak kohesh jane regjistruar dy precedente per te cilat jane marre vendime te ndryshme. Per spotin i cili sulmonte korrupsionin qeverises mediat ndaloheshin ti transmetonin ndersa per spotin qe sulmojne kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama nuk ka asnje ndeshkim madje nuk i pengon ata qe te vijojne transmetimet edhe per ditet ne vijim.


Reklamat e Zgjohu-t me NIPT qe nuk ekziston

TIRAN -Gazeta Shekulli disponon nje kontrate publiciteti e nenshkruar nga administratori i kesaj organizate jofitimprurese Zirkon Disha me nje televizion shqiptar ne te cilin ai kerkoi reklamimin e nje spoti televiziv. Ne kete kontrate kjo levizje eshte referuar me adrese Rruga Mihal Grameno Pallati Grand D9 Tirane Shqiperi me numer NIPT-i L0160245R e cila eshte perfaqesuar nga Zirkon Disha.

Ky i fundit ka kerkuar qe televizioni te kryeje sherbimet ne perputhje me termat dhe kushtet e parashikuara ne marreveshje. Nga kerkimet e bera ne Qendren Nderkombetare te Regjistrimi me kete numer NIPT-i nuk gjendet asnje e dhene. Nje tjeter shkelje eshte edhe ndermarrja e veprimeve juridike ne kohen kur Organizata Joqeveritare nuk eshte regjistruar. Por ne baze te ligjit nr.8788 date 7.5.2001 Per organizatat jofitimprurese ne nenin 13 te saj organizatat jofitimprurese subjekte te ketij ligji fitojne personalitetin juridik pasi te jene themeluar dhe regjistruar ne gjykate ne perputhje me kushtet dhe procedurat e parashikuara me ligj.

Te njejtave procedura te regjistrimit u nenshtrohen edhe deget e organizatave jofitimprurese te huaja. Megjithese nje hap i tille nuk eshte hedhur nga Levizja Zgjohu ajo vazhdon te kryeje veprime juridike. Ajo qe ne bie ne fund te kesaj kontrate klienti Zirkon Disha pervec firmes se hedhur nuk ka vulosur kete marreveshje.

Ligj Nr.8410 date 30.9.1998 Per radion dhe televizionin publik e privat
Neni 55 / Dispozita ndaluese per reklamat
Nuk lejohet te transmetohen ne radio dhe televizion
1. Reklamat qe ushtrojne ndikim ne permbajtjen e programeve
2. Reklamat qe nxisin pornografine dhe dhunen
3. Reklamat e produkteve te duhanit
4. Reklamat per armatimet dhe pajisjet ushtarake
5. Reklamat e terthorta
6. Reklamat fetare ose ateiste
7. Reklamat e produkteve ushqimore te pamiratuara nga organet kompetente sipas nenit 19 te ligjit nr.7941 date 31.5.1995 Per ushqimin
8. Reklamat e partive ose shoqatave politike pervec rasteve te parashikuara ne ligjet elektorale
9. Reklamat e tjera qe bien ne kundershtim me ligjet ne fuqi.

04.02.2011
KKRT nuk ndalon publikimin e reklames se Zgjohu-t
Sipas ligjit Nr. 8410 date 30.09.1998 Per Radion dhe Televizionin Publik e Privat ne Republiken e Shqiperise i ndryshuar neni 55 Dispozita ndaluese per reklamat pika 8 Nuk lejohet te transmetohen ne radio dhe televizion reklamat e partive ose shoqatave politike pervec raste te parashikuara ne ligjet elektorale.

Ne vijim theksojme
Se pari Levizja Zgjohu nuk eshte subjekt politik as parti dhe as shoqate politike por eshte nje levizje e cila ka marre iniciativen per te realizuar spote me permbajtje te mesazheve Kunder dhunes.

Se dyti ju kujtojme se KKRT nuk ben monitorimin paraprak te programeve te ndryshme para se ato te transmetohen nga subjektet radiotelevizive.
Se treti KKRT nuk veren kufizime ligjore qe te pengojne operatoret radiotelevizive te transmetojne spotin Kunder Dhunes.

24.09.2008
KKRT sanksionon News 24 per reklamen e G99
Keshilli Kombetar i Radios dhe Televizionit u mblodh sot per te shqyrtuar nje sanksion te vendosur ndaj subjektit News 24 per transmetimin e nje reklame te grupimit politik G99 me date 1 shtator 2008. Pasi degjoi pretendimet e perfaqesuesit te News 24 u njoh me shkresen e derguar nga Avokati i Popullit dhe analizoi materialet e paraqitura nga Grupi i saj i Inspektimit KKRT-ja vendosi me shumice votash te miratoje gjoben prej 800 mije lekesh vendosur ketij televizioni.

Me transmetimin e reklames se grupimit politik G99 televizioni News 24 shkeli nenin 55 te ligjit Per radion dhe televizionin publik e privat ne Republiken e Shqiperise i cili ndalon transmetimin ne radio dhe televizion te reklamave te partive ose shoqatave politike pervec rasteve te parashikuara ne ligjet elektorale. Gjoba u vendos pas dy paralajmerimeve te njepasnjeshme qe KKRT-ja i beri News 24-es verbale dhe shkresore per mostransmetimin e metejshem te reklames.

Ne perfundim te mbledhjes nisur edhe nga ky rast anetaret e Keshillit diskutuan dhe rane dakord po me shumice votash qe ti propozohet Kuvendit rregullimi me ne detaje i ligjit per reklamat politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›