Nje udhetim ne Qipron e Veriut
Besnik Anxhaku
Kryeqyteti i Qipros se Veriut eshte Lefkosha. Per te arritur ne Lefkosha duhet te pershkosh 50 minuta me makine nga Famagusta, qyteti i Universitetit te Mesdheut Lindor, per te cilin folem ne numrin e kaluar. Qe ne kohet e lashta qyteti ishte nen mbreterimin e mbretit Lusinian te Qipros, viti 1192. Me vone qyteti ra ne duart e venecianeve, ne vitin 1489, dhe me vone u be pjese e Perandorise Otomane, ne vitin 1571. Ne vitin 1878 qyteti u be pjese e Perandorise Britanike dhe Lefkosha ishte kryeqyteti i ketij rendi te ri. Qyteti i Lefkoshes eshte i rrethuar me mure te lashta e te larta, te njejta me muret qe rrethojne Famagusten. Ne vitin 1567, pak me pare se Qiproja te bente pjese ne Perandorine Otomane, venecianet nisen te ndertonin mure te reja ne vend te mureve te vjetra te ndertuara ne kohen e Lusignianit, per qellim
mbrojtjen e Lefkoshes. Nje inxhinier i famshem venecian i quajtur Gulio Savorgnano, vizatoi planet e reja per ndertimin e ketyre mureve. Muret kishin nje gjatesi prej tre miljesh, me njembedhjete vend-qendrime ne forme keshtjellash dhe tre hyrje. Emrat e hyrjeve quheshin