Një vajzë grabitet në Prizren

Një viktimë e gjinisë femërore ka bërë një kallëzim në policinë e Prizrenit për, siç thotë, ndaj një grabitjeje që i është bërë asaj në rrugën “Sharri”, transmeton qik-u.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dje në orën 18:30, ndërsa viktima po shëtiste pranë Lumëbardhit me një shoqe të saj, një i dyshuar i moshës rreth 22-25 vjeç i afrohet tinëzisht nga prapa dhe me shpejtësi ia grabit një zinxhir të artë nga qafa duke ikur në drejtim të panjohur.
Viktima edhe pse kishte marrë disa gërvishtje të lehta në qafë nuk kishte pranuar të shkonte tek mjeku. Policia ka inicuar rastin dhe ka caktuar një hetues policor të merret me zbulimin e autorit./Indeksonline/