Një vello që s'i mbulon dot pisllëqet
Janë për t’u përgëzuar arritjet e deritanishme të Kukësit dhe të Skënderbeut të Korçës në Kupat e Europës në futboll, por duke njohur
realitetin tonë të përditshëm, të bërë copë e thërrime, ku mbretëron varfëria, anarshia, mungesa e ligjeve dhe e perspektivës, atëherë nuk ke se si të mos ndjehesh keq kur sheh se një javë përpara fillimit të kampionatit të ri kombëtar, i gjithë ky mjedis interesant i krijuar prej klubit kuksian dhe atij korçar, nuk është gjë tjetër veçse një vello e lehtë që përpiqet të mbulojë këtë katrahurë shqiptare, të nxirë si mos më keq. Si mund të shpjegohet ndryshe kjo gjendje apokaliptike në prag-sezonin e ri futbollistik, kur shumica e skuadrave pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore, për t'mos thënë të gjitha, nuk i kanë paguar ende rrogat e sezonit të kaluar, duke injoruar ndërkohë gjendjen aktuale pa asnjë rrugëdalje të futbollistëve e trajnerëve që ashtu si në të kaluarën, do të futen në garën e re, ashtu kuturu, pa asnjë orientim dhe plot dyshime për të ardhmen e tyre gjithnjë e më të pasigurt?! Vetëm në Shqipëri ndodh që të mos jesh i mbrojtur nga rregullat dhe ligjet e një shteti dhe ku kontratat mes punëdhënësve dhe punëmarrësve janë krejtësisht letra pa vlerë dhe një spekulim i vërtetë. Vetëm këtu ndjehen të shpërfillur futbollistët e një ekipi rekordmen në fitimin e titujve kampionë, të cilët detyrohen të bëjnë protestë e të bojkotojnë stërvitjet, sepse prej muajsh nuk paguhen për punën e tyre. Ndërkohë, historitë e trishta në prag sezonin e ri futbollistik shfaqen edhe në shumë ekipe të tjerë, në forma e mënyra nga më absurdet. Si me rastin e "Flamurtarit", që nga ekip "milioner" na u gdhi këto ditë, papritmas, në një varfanjak që s'ka me se t'i paguajë futbollistët e tij! Apo në Shkodër, ku gjithashtu shteti nuk funksionon, ashtu si në Tiranë, Vlorë e në qytete të tjerë, ku bashkitë i kanë dalë për zot futbollit me fjalë, por me vepra po e shkatërrojnë atë, deri n'atë masë sa që një javë para nisjes së kampionatit, tek ekipet e tyre ende nuk gjendet brumi i duhur për të gatuar formacionet që do të bënin të mundur përballimin me sukses të garës së pritshme. Asnjë trajner apo futbollist nuk ka siguri për të sotmen dhe aq më tepër për të ardhmen e tij apo të ekipit ku bëjnë pjesë, ngaqë e shohin se nuk veprohet sipas rregullave dhe ligjeve, por punët dhe rrjedha e ngjarjeve është duke iu lënë në dorë rastësisë, apo siç i thonë fjalës: të dalë ku të dalë!
E nisur plot bujë dhe kërcënime deri në përjashtim nga kampionati, nëse një klub futbolli nuk krijonte statusin e tij ligjor, ajo shashkë e hedhur kohë më parë nga federata përkatëse, tashmë jo vetëm tym që nuk ka, por është zbehur deri në zhdukje kur sheh se ky sport në këtë vend po shkon keq e më keq. Klubet futbollistike te ne ngjajnë si të jenë toka të askujt!? Me ta kushdo mund të sillet e të bëjë çfarëdo; cilitdo mund t'i shkrepet që të vetëshpallet president,(titulli më i pavlerë në këtë vend), dhe pastaj të largohet apo ta zbojnë prej atje, sikur të mos kishte qenë askushi! Shihni se ç'bëhet këto ditë, kur në kulmin e krizës së këtij futbolli pa stadiume e pa para në arkat e klubeve, dalin në skenë disa "supermenë" që me deklarata jetëgjata e të ndritshme sa një fishekzjarre kalamajsh, kërkojnë t'i "shpëtojnë" jetën një klubi, a thua se jemi në kohërat e "mrekullive" dhe të përrallave me mbret dhe jo në një vend në mes të Europës, ku duhet të mbizotërojnë ligjet dhe transparenca e çdo lëvizjeje apo transferimi financiar! I gjithë sporti tek ne, e konkretisht futbolli për të cilin po flasim, është kthyer në tokë e askujt, përderisa shteti rri e bën sehir me të, ndërkohë që çdo gjë tjetër të këtij vendi e shiti dhe e privatizoi me një të rënë të lapsit!? Ca të bashkisë, ca të privatit, ca të mbetur në dorë të fatit, por të gjithë jetimë të vërtetë, klubet tona të futbollit nuk dinë drejt kujt t'i shtrijnë duart për të lypur e për të mbijetuar. Kështu është katandisur futbolli shqiptar, drejtuesit e të cilit duke na tundur vellon e skuadrës kuksiane dhe asaj korçare në kupat europiane, kujtojnë se në këtë mënyrë mund të mbulojnë pisllëqet e gjithë veprimtarisë së tyre, në fakt shkatërruese për fatet e këtij sporti, që në këtë gjendje mjerane dhe alarmante pret të startojë vajtueshëm vetëm pas pak e ditësh.
Java e ardhshme, dy ditë pas ndeshjeve të kthimit në play-off-in e Ligës së Europës, kur do të jetë përcaktuar edhe fati i mëtejshëm i skuadrave tona pjesëmarrëse atje, do të heqë përfundimisht edhe vellon e tyre, për të parë pastaj më mirë e konkretisht gjendjen e futbollit tonë të vërtetë, nëpërmjet garës rutinë e të pavlerë që pritet të nisë me kampionatin e ri kombëtar...