‘Netët e letërsisë europiane’, i përzgjedhur dhe Ylljet Alicka
TIRANE-“Netë të letërsisë europiane 2012-2014” është motoja e këtij projekti ndërkombëtar, partneritet i Bashkimit Europian me qytetet Brno, Bukuresht, Dublin, Lisbonë, Vilnius, Pragë dhe Ëroclaë, të cilët gjatë kësaj periudhe trivjeçare do alternojnë mes tyre emblemën “Kryeqyteti europian i letërsisë”. “Netët e Letërsisë Europiane” janë konceptuar mbi idenë se letërsia mbetet medium i vetëm krijues që përqafon zërat e shkrimtarëve bashkëkohorë me vlerat e shoqërive ku ata jetojnë. Projekti nis më 21 Shtator të këtij viti në qytetin e Ëroclaëit, i cili atë natë merr dhe statusin “Porta hyrëse e letërsisë së sotme europiane”.
Në komunikatën përkatëse të shtypit thuhet se “10 shkrimtarë të njohur bashkëkohorë nga vende të ndryshme europiane, ardhur nga gjuhë e stile të ndryshme, nëpërmjet leximeve të tyre publike si dhe veprimtarive të tjera promovuese do mundësojnë audiencën të udhëtojë nëpër Europë si dhe të njihet në një formë të re me vlerat e letërsisë së sotme europiane”. 10 shkrimtarët e përzgjedhur janë: Ingo Schulze nga Gjermania, Zadie Smith nga Mbretëria e Bashkuar, David Soares nga Portugalia, Ylljet Aliçka nga Shqipëria, Harkaitz Cano nga Spanja, Philippe Claudel nga Franca, Herkus Kuncius nga Lithuania, Borislav Pekiæ nga Serbia, Petr Sabach nga Republika Ceke dhe Colm Tóibin nga Irlanda.
(d.b/BalkanWeb)