“Një vend me pasion të jashtëzakonshëm për futbollin”, UEFA uron 28 Nëntorin: Gëzuar Shqipëri!

Në Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin, Shqipëria ka marrë një urim të veçantë nga UEFA, institucioni më i lartë i futbollit europian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, UEFA ka publikuar një mesazh urimi duke vlerësuar traditën, pasionin dhe suksesin e vendit në organizimin e aktiviteteve të rëndësishme futbollistike.
“Gëzuar Ditën Kombëtare, Shqipëri!
Një vend me pasion të jashtëzakonshëm për futbollin, që shkëlqeu me organizimin e #U17EURO 2025 dhe la pas një turne të paharrueshëm.
Tani, Shqipëria po përgatitet të ngjitet sërish në skenën e madhe europiane, duke bashkë-organizuar Kampionatin Europian U-21 të vitit 2027 me Serbinë, një tjetër moment historik që pritet të vendosë vendin në qendër të vëmendjes së futbollit”, shkruan UEFA në postimin e saj.
LEXO EDHE: Trump i uron 28 Nëntorin, Begaj: Shqipëria ka qëndruar dhe gjithmonë do të qëndrojë pranë SHBA-ve