E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen 23 kg kanabis, tre të arrestuar

Policia ka sekuestruar një sasi prej 23 kg marijuanë dhe ka vënë në pranga tre persona. Të arrestuarit janë Drita Meçja, 51 vjeçe, Arian Gyni (Gjini), 31 vjeç (me dy shtetësi, shqiptare dhe bullgare) dhe Gëzim Hasa, 38 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, gjatë kontrollit në mjetin Ford Mondeo me targë AP 690 JY, me të cilin udhëtonin këta shtetas, fshihej një sasi e dyshuar Cannabis Sattiva, me peshë 23.4 kg.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Gëzim Hasa është gjetur një armë automatike e markës P.M.Sh, model.54, kalibri 7.62 mm, dhe një sasi fishekësh model.54, më një krëhër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›