E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje vend pa rini

Shqiperia eshte nje nga vendet me numrin me te ri te popullsise. Nje aset me vlera te vecanta per nje vend qe kerkon te fitoje me shpejtesi kohen e humbur permes zhvillimit te shpejte me rezultate konkrete. 20 vjecaret e vitit 90 tashme jane prinder me femije te lindurit me 1990 jane votues dhe ne prag te diplomimit universitar. Ndryshe nga brezat me te vjeter ata kane pasur fat te lindin ne nje sistem te ri kane shijuar lirine dhe hapesiren pakufi por bashke me to jane rritur me te gjitha brengat e tranzicionit.

Ata po rriten ne nje bote gjithnje e me teknologjike para ekranit te TV kompjuterit apo telefonave moderne te bormbaduar me informacione te shumellojshme dhe oferta te ndryshme per jeten. Kushdo qe ka deshire te shkoje ne shkolle te studioje ne universitet te levize lirshem ndash mund ta beje kete pa sforcime te medha. Pra formalisht rinia ne Shqiperi ka gjithcka qe nuk e kishte brezi i meparshem. A mjafton kjo Natyrisht qe jo.

Rinia shqiptare meriton te matet jo me rinine e mohuar te sistemit komunist por me bashkemoshataret e tyre europiane. Nese e bejme kete krahasim ka pak arsye te jemi entuziaste. Brezi i ri e humbi shansin te linde ne nje vend vertete demokratik te rritet ne nje mjedis konkurrues mbi vlera e standarde demokratike te mesoje ne nje sistem arsimor cilesor e konkurrues apo te integrohet ne nje shoqeri qe bazohet ne aftesine respektin dhe pergjegjshmerine.

20 vjecaret e sotem linden kur lindi pluralizmi ata po mbarojne universitetin nderkohe qe sistemi politik e partiak ka mbetur aty ku ishte 20 vjet me pare tek dy persona tek dy parti tek dy stile e mentalitete te njejta tek dy pale qe me rotacion vjedhin vota e bashke me to vjedhin pushtet per te grabitur pasurine publike. Politika shqiptare krenohet sot se ka shume te rinj mbeshtetes ne mitingje apo FB. Ne fakt ky eshte nje lajm i keq per Shqiperine.

Modelet e vjetra politike qe mbahen ne kembe per shkak te sistemit te kalbur korruptiv e duan rinine jo per idete e vizionin e tyre port e ushqyer manikerine e pushtetit personal per imazh per dekor dhe bashkefajesi elektorale. Ata nuk e duan rinine per ide nuk lejojne konkurrimin e lire ne vete partite politike nuk pranojne kritiken publike dhe as levizje qytetare. Ata e duan ate rini qe duarttroket pa menduar ata te cilet ne fakt jane pergjegjes per deshtimin e aspiratave te tyre qe futet ne resht pa guxuar te jete e lire
qe eshte e gatshme te zgjedhe rrugen me te shkurter per privilegjet e pushtetit - pra nje rini te re ne moshe por te mplakur ne ide nje rini qe nuk ka asgje rinore vec ditelindjes nje rini te gatshme te sakrifikohet per te mbajtur ne kembe modelin 20 vjecar te lidereve qe erdhen duke na premtuar demokraci e sherbim dhe po vegjetojne duke praktikuar percarje konflikt abuzim me pushtetin e sundim mbi qytetaret.

Kjo nuk eshte rinia qe ky vend ka nevoje kjo nuk eshte rinia qe familjet tona kane nevoje kjo nuk eshte rinia qe garanton nje te ardhme ndryshe per veten dhe shoqerine. Ndaj Shqiperia ne moshen e internetit ka nje keqkuptim te madh ne raport me rinine dhe vete rinia ka nje keqkuptim te madh me pjesen tjeter te shoqerise. Ne nje shoqeri ne tranzicion nuk jane ditelindjet qe bejne diferencen jane vizioni per vendin e te ardhmen aftesia per te pare tej interesit te momentit dhe per te refuzuar te keqen ngado qe vjen ajo - kriteri qe dallon dhe identifikon brezat e grupet shoqerore nga njeri tjetri. Dhe kete fatkeqesisht ende nuk e ka brezi i sotem i ri - nje rezultat zhgenjyes tranzicioni dhe nje shpjegim me shume pse gjerat tona pozitive po ecin kaq ngadale dhe me kosto kaq te larte ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›