Ceshtja Konomi Prokuroria kerkon zilen e telefonates
Zbulimi i autoreve qe ekzekutuan ne qender te Vlores gjyqtarin Skerdilajd Konomi ka detyruar grupin e hetimit te thelloje akoma dhe me teper veprimet hetimore rreth kesaj ceshtje. Ne vazhden e verifikimit te tabulateve telefonike tashme Prokuroria e Krimeve te Renda kerkon nga kompanite celulare edhe te dhena per sa i perket zileve telefonike qe jane kryer ne rafshin kohor prej 5 minuta0900 deri ne 0905. Sic mesohet kerkesa u eshte derguar te gjitha kompanive celulare qe operojne ne Shqiperi por si pergjigje te kesaj kerkese prokuroria ka mare se kompanite me ligj mund te ruajne per nje periudhe vetem tabulatet telefonike dhe jo zileve. Nisur nga kjo situate burime prane grupit te hetimit te dosjes Konomi i thane gazetes Shqiptarja.com se tashme i jane drejtuar me nje kerkese Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Kjo kerkese behet ne menyre qe AKEP-I te ushtroje prension mbi kompanite celulare me qellim qe ato te detyrohen te japin te dhena rreth kerkeses se bere disa dite me pare-tregojne burimet prane grupit te hetimit. Me tej ata nenvizojne se marja e ketyre te dhenave eshte e domozdoshme per hetimin pasi shpresohet qe te hidhet drite mbi numrin qe ka aktivizuar lenden plasese prej 500 gr tritol qe ishte vendosur poshte sediljes se shoferit.
Kerkesa e prokurorise
Grupi i hetimit prane Prokurorise se Krimeve te Renda prej pese muaj eshte duke kryer veprime ne shume drejtime me qellin zbulimin e personit qe ne 9 shtator 2011 vrau mizorisht gjyqtarin e qytetit Vlore Skerdilajd Konomi. Nje nder veprimet e fundit qe tashme eshte kryer rreth kesaj ceshtje eshte dhe kerkesa drejtuar AKEP-it me qellim detyrimin e kompanive celulare qe te japin informacione nga dhjetera antena ne Vlore. Ne kerkesen drejtuar ketij institucioni prokuroria deklaron se Kerkojme nga kompanite celulare informacione per sa i perket kryerjes se zileve telefonike ne rafshin kohor prej 5 minuta nga ora 0900 deri ne 0905 te mengjesit te dates 9 shtator. Me tej ne kerkese vijohet duke nenvizuar komleksitetin e kesaj ceshtje dhe domosdoshmerine e zbardhjes se vrasjes se gjyqtarit Konomi sa me pare.
Karta e telefonit
Ceshtja Konomi eshte nderlikuar akoma dhe me teper per shkak se dhe brenda automjetit nuk jane gjendur pjese te telefonit apo kartes SIM qe ka bere aktivizimin e rreth 500 gr tritol te vendosur poshte sediljes ku qendronte i ulur gjyqtari Skerdilajd Konomi. Sipas tyre mosgjetja e kartes e ben te pamundur lokalizimin nepermjet antenave te vendndodhjes nga ku eshte bere thirrja telefonike si dhe gjetja e numrit qe ka bere telefonaten e fundit ne drejtim te celularit bombe. Ky eshte celesi i ceshtjes- shprehet burimet prane grupit hetimor te cilet kujtojne rastin e vrasjes se anetarit te Bandes se Lushnjes Enver Rabija me mine me telekomande. Pikerisht ne kete ngjarje eshte gjetur si prove karta e telefonit dhe nga verifikimet e bera rezultoi se thirrja e fundit ishte bere nga shtetasi Leonard Prifti qe njihet me nofken Cibuku tashme i vrare ish-anetar i bandes se drejtuar nga Aldo Bare. Ne rastin e vrasjes se gjyqtarit shperthimi dhe zjarri ka zhdukur gjithcka dhe per pasoje ne kete drejtim e ben te pamundur gjetjen e autorit.
Pistat e hetimit
Momentalisht hetimet rreth kesaj ceshtje jane fokusuar ne dy drejtime kryesore ku po verifikohet pista e vrasjes per shkak te detyres dhe pista e interesave ekonomike per pronat qe gjyqtari Skerdilajd Konomi kishte ne gjirin e Lalezit si trashegimi nga gjyshja e tij. Hetues te Prokurorise dhe policise jane mobilizuar maksimalisht per zbardhjen e kesaj ceshtje por per shkak te dinamikes teper te sofistikuar te ketij krimi grupi i hetimit ende nuk ka arritur te drejtoje gishtin ne ndonje person te dyshuar si autor i vrasjes se Skerdilajd Konomit. Gjate kesaj kohe eshte arritur te administrohen ne dosjen penale rreth 150 deshmi te personave qe kane qene ne vendin e ngjarjes dhe atyre qe kane pasur dijeni rreth konflikteve te mundshme te gjyqtarit 33-vjecar Skerdilajd Konomi. Keto deshmi i jane nenshtruar analizave te vazhdueshme mes grupit te eksperteve te policise dhe Prokurorise qe po punojne me qellim zbardhjen e motivit te ngjarjes dhe arrestimin e autoreve te krimit. Vemendje po i kushtohet dhe informacioneve operative te servirura nga agjentet e policise dhe SHISH per disa persona qe njihen si kontingjente kriminale. ah/shqiptarja.com/