Lamallari: Teknologjia po monitoron shkeljet e qarkullimit rrugor, askush nuk i shpëton kontrollit

TIRANË, 24 maj /ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, theksoi sot se teknologjia po përdoret tashmë në çdo aks rrugor për monitorimin në kohë reale të shkeljeve të qarkullimit rrugor.
Sipas tij “me makinat inteligjente, dronë dhe radarë modernë, teknologjia është tashmë në çdo aks rrugor për të monitoruar në kohë reale shpejtësinë, parakalimet e rrezikshme, përdorimin e alkolit në timon dhe çdo shkelje që rrezikon jetën e qytetarëve”.
Lamallari theksoi se respektimi i rregullave të qarkullimit nuk është zgjedhje, por detyrim për të gjithë drejtuesit e mjeteve, ndërsa paralajmëroi se “syrit të pagabueshëm të teknologjisë nuk i shpëton dot askush”.
/m.q/a f/