E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj: Kosova nuk është vetëm e kryeministrit

Thotë se në rastet kur diskutohet për tema të rëndësishme, është e rëndësishme që të ketë unitet të fortë të të gjitha forcave politike.

Duke komentuar mundësinë e krijimit të një ekipi të përbashkët për bisedimet e mundshme për veriun, Daut Haradinaj, ka theksuar se kjo do të ishte çështje më e rëndësishme sesa një agjendë e thjeshtë e kryeministrit ose e një partie në pushtet.

I pyetur të komentojë nëse do të merrte pjesë AAK-ja në bisedime për çështje të rëndësishme me Serbinë, Haradinaj, ka deklaruar se tjetërsimi i sovranitetit të vendit asnjëherë nuk duhet të vihet në pikëpyetje, ndërsa ka theksuar se AAK-ja do të mbështeste çdo iniciativë pozitive, qoftë nga Qeveria apo nga dikush tjetër.

Ndërsa duke komentuar thirrjen e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila i ka bërë ftesë LDK-së dhe AAK-së që të bashkohen për rrëzimin e Qeverisë, Haradinaj ka thënë për Tribuna Shqiptare se AAK-ja është opozitë konstruktive që do ta luajë rolin renda institucioneve të Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›