Një vit “puçistësh”!

Opozita nuk jepte votën e saj për shumë reforma, për shkak të “problemit” që kishte me zgjedhjet e shkuara parlamentare.
Komisioni Evropian i kërkon sërish Shqipërisë më 4 janar 2011, që të zgjidhë krizën politike, duke nënvizuar se procesi i integrimit mbetet ende pezull. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Patrizio Fiorilli, që foli në emër të kabinetit të komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle, tha se procesi i integrimit vazhdon të mbetet i ndërprerë mes Tiranës dhe Brukselit. Më 5 janar, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, e konsideroi si zile alarmi zgjidhjen e ngërçit politik në vend.
Situata para, gjatë dhe pas zgjedhore
Më 8 Mars, Partia Socialiste ka paraqitur kërkesën për regjistrim si subjekt zgjedhor pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në ditën e fundit të afatit, çka do të thoshte se do të merrte pjesë në zgjedhje. Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Stafan Füle, më 18 mars kërkoi nga autoritetet shqiptare të garantojnë standardet për zgjedhje të lira dhe të krijojnë të gjitha rrugët e domosdoshme për bashkëpunim me opozitën lidhur me agjendën evropiane. Më 22 mars, në Tiranë mbërrin sërish i dërguari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, i cili kërkoi nga klasa politike në Tiranë që të angazhohet për zgjedhje me standarde.
Më 24 mars, Edi Rama, shpalli publikisht kandidimin për herë të katërt për postin e kryebashkiakut të Tiranës. Po në këtë ditë, Lulzim Basha, dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm dhe i deputetit, pasi do të kandidonte përballë Edi Ramës në Tiranë. Të premten e 29 marsit, në Tiranë u zhvillua tryeza e të gjitha partive politike për t'u angazhuar për zgjedhjet lokale. Tryeza thuajse qe një dështim. Të gjitha partitë parlamentare pjesëmarrëse, në parim ishin dakord me propozimet e Partisë Demokratike, por kërkesat e opozitës me në krye Partinë Socialiste, bënë që draft-marrëveshja të mos miratohet.
img src="/fotolajm/berisha-fyle1.jpg" height="150" width="225" align="right" border="0"Një ditë më vonë, në Tiranë mbërriti për një vizitë komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle. “E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Suksesi i këtyre zgjedhjeve mund të përshpejtojë ose ngadalësojë këtë proces. Natyrisht ne duam një përshpejtim të procesit dhe këtë gjë e meriton populli i Shqipërisë”. Kështu deklaroi pas takimeve të zhvilluara në Tiranë, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Azi, Thomas Countryman, gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë më 4 Prill. Gjashtë ditë më vonë, fushatën për zgjedhjet lokale e nisi edhe Partia Komuniste, ku kreu i saj, Hysni Milloshi, u vu të kandidonte në Tiranë përballë Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Askush nuk e mori seriozisht këtë kandidim.
Më 14 prill, Komisioni Evropian dërgoi në Tiranës, Stefano Sanninon, në një përpjekje tjetër për të qetësuar situatën politike në vend. Edhe pse kishte deklaruar se nuk do të depozitonte listën e komisionerëve, Partia Socialiste, e “ktheu mbrapsht” vendimin e saj, duke depozituar listën në KQZ më 23 prill, pas kishte skaduar afati. Më 8 maj u zhvilluan zgjedhjet lokale në mbarë vendin, përjashtuar disa komuna. Në përfundimit të procesit të votimit atë ditë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri me dije se në votime kishin marrë pjesë 50.9 për qind e shqiptarëve. Në mbrëmje, Edi Rama i ka cilësuar zgjedhjet lokale si “më të mirat në ekran, por më të shëmtuarat në realitetin e njerëzve të zakonshëm”. Ndërsa kryeministri Berisha, tha se zgjedhjet ishin të lira dhe se do të pranonte çdo rezultat.
img src="/fotolajm/KQZ-MAJI1.jpg" height="150" width="225" align="left" border="0"Një ditë më vonë dolën edhe rezultatet paraprake në disa bashki kryesore, ku vlen të theksohet se Vasil Bollano, humbi zgjedhjet në Himarë, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike, humbi në Kavajë, bastion i kësaj partie prej dy dekadash. Në orët e vona të 9 majit, Rama doli i buzëqeshur përpara medieve, duke thënë se zinxhiri i fitoreve ishte i gjatë, e ku sigurisht pretendonte fitore edhe në Tiranë. Por nëse në të gjitha bashkitë e vendit po dilnin kandidatët fitues, në Tiranë, numërimi dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve vazhdon, për të zgjatur edhe me javë të tjera.
Edhe një javë pas përfundimit të zgjedhjeve në Tiranë, ende nuk kishte një fitues. Më 14 maj, Rama shpalli fitoren. Një ditë më vonë, nga të dhënat e KZAZ-ve në kryeqytet bëhej me dije se në njësinë 6 dhe 7, ka të paktën 100 vota që janë dhënë për kandidatin demokrat, Lulzim Basha, por që nuk janë përfshirë në rezultatin përfundimtar. Por, për minibashkitë rezultati po dilte, ku koalicioni djathtë kishte fitues shumicën prej tyre. Më 18 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi aktin për përfshirjen në rezultatin përfundimtar të votave të hedhura në kutitë e gabuara në Tiranë.
img src="/fotolajm/PS-PROTESTE-KQZ1.jpg" height="150" width="225" align="right" border="0"Atë ditë, qindra protestues të opozitës rrethuan KQZ-në, duke krijuar tension. Edhe një ditë më vonë, militantë të shumtë të opozitës synuan të pushtojnë KQZ-në, duke u përplasur me policinë. Më 23 maj, KQZ-ja miratoi tabelat përmbledhëse në Tiranë, ku shpallej fitues kandidati i djathtë Lulzim Basha. Rezultati u shpall pasi u numëruan 123 kuti me vota të hedhura të kutitë e gabuara. Tre ditë më vonë, Kolegji Zgjedhor në Gjykatën e Apelit rrëzoi ankesën e parë të Partisë Socialiste për të urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për shpalljen e rezultatit paraprak për Njësinë bashkiake nr 5. Më 30 maj, KQZ-ja vendosi të riadministrojë provat për 11 KZAZ-të e Tiranës.
Më 3 qershor, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë Socialiste për pavlefshmërinë e vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në datat 18 dhe 23 maj. Tre ditë më vonë, Partia Socialiste depozitoi një padi tjetër në Kolegjin Zgjedhor, ku kërkonte rrëzimin e vendimit të KQZ-së. Më 7 qershor, Partia Socialiste depozitoi një tjetër padi në Kolegjin Zgjedhor. Kolegji Zgjedhor në vendimin e zbardhur më 17 qershor, i kërkon Komisioni Qendror të Zgjedhjeve që të numërojë të gjitha votat e kontestuara dhe të hedhura gabim.
Po në këtë ditë, Këshilli i Evropës kërkoi që zgjedhjet shqiptare të 8 majit të shkonin në Komisionin e Venecias për t’i shqyrtuar. Partia Socialiste ka depozituar mëngjesin e datës 30 qershor një tjetër padi në Kolegjin Zgjedhor për shpalljen e rezultatit përfundimtar për zgjedhjet në Tiranë. Më 8 korrik, Kolegji Zgjedhor rrëzoi sërish padinë e PS-së, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së ku shpallte fitues Lulzim Bashën. Më 28 korrik, Basha betohet para Këshillit Bashkiak, duke marrë zyrtarisht postin e kreut të bashkisë së kryeqytetit.
style="font-weight: bold;"span style="font-weight: bold;" bold;"="">Opozita brenda opozitës
Teksa zgjedhjet lokale të 8 majit po afronin, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste, nuk kishte lënë shumë dyshime për një kandidim të katër për postin e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit. Deputeti dhe anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste (PS), Kastriot Islami ka deklaruar se me kandidimin e Ramës për postin e kryebashkiakut të Tiranës, PS i humbet zgjedhjet vendore të 8 majit. Deklaratat e tij u bënë më 15 mars, teksa partitë po përgatisnin listat për kandidatët që do të garonin për të drejtuar njësitë vendore.
Më 23 prill, ish-lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, kishte pasur një takim të rastësishëm me kreun aktual të PS-së, Edi Rama. “Besoj është e qartë për të gjithë se nuk kam asnjë marrëdhënie me asnjërën nga bandat apo banditët e 21 janarit”, është shprehur Nano atë ditë. Më 8 gusht, deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, paralajmëron se kjo forcë politike mund të humbë sërish në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nëse nuk mendon seriozisht për një koalicion me LSI-në. Më 11 dhjetor, ish-kryeministri dhe lideri historik i PS-së, Fatos Nano, shpalli ambicien e tij për t’u bërë President. Më 20 dhjetor, Kastriot Islami u përjashtua nga radhët e Partisë Socialiste, për shkelje të rregullores, pasi nuk kishte marrë pjesë në një votim në Kuvend, që opozita kishte vendosur të votonte në bllok kundër.