Reforma zgjedhore, Meta: LSI, rol të rëndësishëm
Tiranë- Lëvizja Socialiste për Integrim do të luajë një rol të rëndësishëm në procesin që ka nisur të reformës zgjedhore në vend. Kështu u shpreh dje nga Korça, kreu i kësaj partie, Ilir Meta.
Sipas LSI-së ndër kërkesat e saj është edhe ndryshimi i sistemit nga proporcional në atë me korrektim kombëtar.
Pak ditë më parë ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth u shpreh se kërkesat e partive të vogla janë legjitime.
Dy partitë më të mëdha në vend, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike në reformën zgjedhore të 2008-ës nuk i morën parasysh kërkesat e partive të vogla.
Ndërkaq kryeministri Berisha ka deklaruar se sistemi nuk do të ndryshojë, ndërsa kreu i PS-së Rama ka deklaruar se do të mbështesë partitë e vogla. Por sipas ‘të vegjëlve” kreu i opozitës me vrepimet e tij po demostron të kundërten.
Shkrime të tjera me interes:
- Partitë e vogla, Wollfarth: Legjitime kërkesat e tyre për reformën zgjedhore Tiranë- Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth...
- Reforma Zgjedhore, Ashton: Të kryhet përpara zgjedhjeve të 2013-tës Bruksel- Mbledhja e parë e Komisionit për reformën zgjedhore në...
- Reforma Zgjedhore, nis punimet Komisioni Tiranë- Mbledhja e parë e Komisionit të Reformës Zgjedhore filloi...