E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama mesazh Berishës: Edhe 90 vjeç do dalësh para drejtësisë

Share

Lideri i opozitës ka vijuar të ashpërsoj gjuhën ndaj pushtetit. Jo më larg se pak orë më parë ai ka lëshuar një mesazh në Twitter ku merr shembull një proces gjyqësor në Argjentinë ku një ish pushtetar në moshën 90 vjeçare ka dal përpara drejtësisë. Shembullore ne Argjentine nje ish pushtetar 90 vjecar para drejtesise per vrasje e tortura te nje epoke tjeter! Drejtesia vonon po sharron -thotë Rama në Twitter.

Ndërkohë po gjatë ditës së sotme dhe opinionisti Mustafa Nano shkruante me tone të ashpra se Berisha dhe të tijët nuk kanë për të shpëtuar paq me gjithë këto padrejtësi që I ka bërë vendit në këto vite. Berisha e të tijtë janë me mendjen se po ua hedhin shqiptarëve me këngën e suksesit të madh gjatë vitit 2011, por në të njëjtën kohë janë duke shkuar vetë drejt një udhe pa krye e drejt një theqafjeje. Nëse vazhdojnë të mos njohin vështirësitë, do të vijë shumë shpejt një moment dhe për ta, kur do të dorëzohen. Sigurisht, në këto rrethana drama do të jetë e shqiptarëve, por edhe Berisha, Bode, Fullani, etj, që nuk kanë nguruar të trukojnë një realitet të tërë me synimin për të ngjitur mirë bythët e tyre në karrike e për të gëzuar përfitime prej pushtetit, nuk kanë për tia kaluar paq, shkruan Nano. /ama-news

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›