E Diel, 1 Nëntor 2026

Mosha e pensionitQeveria ndalonzgjatjen e afatit

TIRANE- Qeveria i jep fund praktikës së institucioneve buxhetore që shtynin daljen në pension të punonjësve të tyre me anë të kontratave afatshkurtra. Me plotësimin e moshës së pensionit, administrata publike është e detyruar të ndërpresë automatikisht kontratën e punës me punonjësin. Institucione të ndryshme buxhetore, e kanë patur praktikë që për nevoja të tyre të zgjasnin kontratat e punës me punonjësit që e kishin mbushur moshën e pensionit. Kësaj praktike qeveria i ka dhënë fund.

Subjekt i këtij vendimi të Këshillit të Ministrave të miratuar në datën 16 qershor 2010, janë të gjithë punonjësit e qeverisjes qëndrore dhe institucioneve në varësi të tyre si dhe ndërmarrjeve shtetërore. Bazuar në ligjin “Për Sigurimet Shoqërore” mosha e përfitimit të pensionit të plotë të pleqërisë për burrat është 65 vjeç ndërsa për gratë 60 vjeç me kushtin që të kenë 35 vite punë të siguruar.

(Për më tepër lexoni sot shkrimin në Gazeta Shqiptare)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›