Masakra e DajtitSot homazhe nëVarrezat e Dëshmorëve
TIRANE- Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve për nder të 4 oficerëve të lartë të Policisë së Shtetit të vrarë më 7 gusht 2009 në përpjekje për arrestimin e shumë të kërkuarit Dritan Dajti.
Drejtoria e Policisë informoi pak ditë më parë se ceremonia do të nisë sot në orën 10.00 në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ku prehen dhe eshtrat e komandantit të skuadrës, Fatos Xhani e tre kryeinspektorëve Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Saimir Duçkollari.
Ndërsa të shtunën e javës së kaluar familjet e 4 policëve të vrarë hapën dyert për të pritur ngushëllimet.
Autoritete të larta të vendit pritet të marrin pjesë në këtë ceremoni përkujtimore.
Pasditen e 7 gushtit të vitit të kaluar, skuadra e Operacioneve Speciale ndërhyri për arrestimin e Dritan Dajtit. Ky i fundit ishte në kërkim si i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqa në 17 shkurt 1999, dhe ishte arratisur në vitin 2002 nga gjykata e Tiranës, ku do të rigjykohej për këtë akuzë. Në momentin e ndërhyrjes mes policisë dhe Dajtit pati shkëmbim zjarri, në të cilin u vranë katër oficerët, si dhe Ledion Mara, i cili u deklarua se ishte mik i Dritan Dajtit. Disa javë pas ngjarjes u arrestua oficeri i policisë, Mariglen Muçaj me akuzën se ka ndihmuar Dajtin të fshihej gjatë kohës që ishte në kërkim.
(s.g/BalkanWeb)