Tone negative gjatë fushatës presidenciale në SHBA

Fushata presidenciale po zhvillohet kryesisht përmes valëve të radios dhe televizionit, me një barazh reklamash negative nga të dy kandidatët. Një reklamë e Presidentit Obama thotë se kompanitë amerikane transferuan vende pune jashtë vendit, gjatë kohës kur Romney drejtonte firmën e investimeve Bain Capital.
Fushata e Romney i hedh poshtë akuzat dhe përgjigjet me një seri reklamash.
Lufta e reklamave lidhur me të kaluarën e Romneyt si biznesmen dhe kërkesa që ai të publikojë dokumentat e taksave që ka paguar, e kanë detyruar kandidatin republikan të hidhet në mbrojtje.
Romney po përpiqet ta përqendrojë debatin mbi gjendjen e ekonomisë gjatë mandatit të Presidentit Obama, që shfaqet në anketa si thembra e Akilit për Presidentin.
Presidenti, nga ana e tij, po përpiqet të mobilizojë përkrahësit.
Fushata e Presidentit Obama synon ta mbajë fokusin e debatit tek Romney dhe e kaluara e tij, thotë specialisti i anketave Peter Brown.