Athinë, plagoset rëndë me armë një shqiptar

Dy personat ndodheshin brenda një automjeti teksa janë qëlluar nga persona ende të pa identifikuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:30 minuta të mëngjesit të sotëm në rrugën Sonos nr.83 në Kalithea të Athinës. Sipas medias vendase dy të panjohur i janë afruar makinës dhe kanë qëlluar në drejtim të saj me breshëri.
Si përfundim ka mbetur i vrarë polici 30-vjeçar qe ndodhej jashtë shërbimit dhe është plagosur rëndë 26 vjeçar shqiptar qe ndodheshin brenda në makinën e ndaluar në rrugë. Hetimet vardojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Shqiptari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin "Evangelismos" në Athinë, ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjikale.
/Shpëtim Zinxhiria/Athinë/
2011-02-07 11:19