E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje zemer nga indet e zorreve - Metode e re kirurgjikale ne Hanover

Diagnostikimi i kancerit per cdo njeri eshte nje shok. Po ashtu edhe per nje grua nga Holanda. Tumorri malinj ne trupin e 40 vjecares kishte krijuar permasa te rrezikshme dhe ndodhej ne nje pozicion te komplikuar. Prandaj pacientja u dergua tek Profesori Axel Haverich ne Hanover. Ne Univeristetin e Mjekesise ai drejton kliniken e kardiologjise te toraksit te trasplatacioneve dhe te kirurgjise vaskulare.

Tek kjo paciente ishte ndoshta shume e vecante qe ky tumor ishte perhapur ne drejtim te rajonit te zemres ne pjesen e djathte dhe po ashtu tek rrenjet e mushkerise se djathte. Dhe keshtu rasti u klasifikua si i paoperueshem ne Holande dhe ajo iu drejtua klinikes ne Hanover si nje shprese e fundit per te shpetuar jeten e saj.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Profesor Axel Haverich kirurg kardiolog ne Kliniken e Universitetit te Hanoverit

Procedure e re kirurgjikale duke rindertuar zemren

Heqja e tumorit nga zemra permes nje prerje kirurgjikale do te kishte qene nje vdekja e sigurte. Nje transplatim i organit ishte konsideruar po ashtu i pamundur per shkak se kanceri eshte kriter perjashtimi. Ne kete menyre profesori Axel Haverich vendosi per nje procedure veprimi me te re qe atriumi kanceroz i zemres te hiqej kirurgjikisht ne menyre precize dhe me nje pjese te zorrres se pacientes te rindertohej zemra. Gjate kesaj kohe pacientes i ishte vendosur nje aparat i perkohshem funksionues per zemren dhe mushkerine.

Zorra e vogel se ciles ne i hoqem nje pjese nga arteriet e gjakut ishte 15 centimetra e gjate. Ne mund ta perdornim zorren e vogel shume mire para se gjithash sepse aty ka artererie gjaku qe ne edhe gjate operacionit Bypass duhet ti lidhnim me rrjedhen e gjakut te pacientes ne ate menyre qe ne te kishim nje implantat funksionues ku garantohej qarkullimi i gjakut.

Kirurgu qepi me pare murin e zorres se pastruar me zemren qe mbeti ne trup dhe pikerisht ne vendin ku me pare kishte qene muri i zemres ne bakushen e djathte. Cfare ndodhi me pas ne trupin e pacientes mund te ndjekim ultratingujte Fillimisht nga muri i zorres zhvillohej gradualisht nje mur zemre qe pulsonte ngadale.

Pas tre javesh filloi ne te vertete nje tkurrje e ketij segmenti te zorres se prere. Dhe pas gjashte javesh ne kemi pare gati nje funksionim normal te atriumit te dajthte qe do te thote edhe EKG sinkronizonte me zemren qe rrihte tek pacientja.

Fillimisht ky eksperiment u aplikua tek kafshet

Bildunterschrift Axel Haverich dhe pamjet e nje zemre si simbol studimi

Nga perpjekjet prej shume vitesh me minjte dhe me vone me derra dhe dele shkencetaret e dinin qe kjo mund te funksiononte. Por kur arriten te funsionin ne te vertete qelizat e muskujve te zemres Per tju pergjigjur kesaj pyetje u dergua nje moster e indeve nga eksperimentet me kafshet ne Institutin Max-Planck per hulumtime shkencore per zemren dhe mushkerite ne Bad Nauheim

Ne kemi zbuluar dy forma te ndryshme te qelizave te muskujve te zemres. Nje nga lloji i qelizave embrionale qe eshte formuar mes indeve te zorreve dhe nje tjeter qe eshte formuar direkt rreth arterieve te gjakut. Pra ne kete moment ne supozojme se disa prej ketyre qelizave te muskulit te zemres zhvillohen nga qelizat embrionale te gjakut- - ne fakt qelizat e muskujve te zemres te cilat pastaj lidhen drejtperdrejte me arteriet e gjakut dhe qe nje pjese tjeter e qelizave te muskulit te zemres jane zhvilluar dukshem nga qelizat embrionale ndodhen vete ne zorre.

Mjeket te motivuar per femijet e lindur me defekte ne zemer

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje zemer e shendoshe dhe fit

Procesi nuk eshte zhvilluar per pacientet e semure me kancer perkundrazi fillimisht u be per femijet me defekte te renda ne zemer. Megjithate deri tani hulumtimet klinike tek femijet nuk jane ndermarre. Ne Europe cdo vit lindin rreth 1.000 bebe me nje defekt ne zemer. Shume vdesin heret sepse nuk ka organe te mjaftueshme ne dispozicion per transplantim. Por kjo metode e re mund ti ndihmoje ata. Sepse sipas Profesor Axel Haverich

Ne fakt ky ishte motivacioni yne i kryesor qe te merrnin persiper operacione tek femijet e lindur me defekte ne zemer pra per femije qe mund te kene vetem nje nga dy bakushet e zemres ose nje nga dy atriumet. Duke perdorur kete teknike ne atehere mund te kontribuojme per nje sherim te problemeve te lindura.

Autor Michael Engel

Redaktoi Mimoza Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›