Benini njeh shtetin e Kosoves
Republika e Beninit është vendi i 80 që ka njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar zyrtarisht njohjen përmes komunikatës për media që është bërë e ditur nga zyra e tij.
“Njohja nga Benini i është dorëzuar sot zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Behgjet Pacolli nga presidenti i Beninit Yayi Boni gjatë një takimit zyrtar. Kjo njohje është rezultat i aktiviteteve të vazhdueshme lobuese të zotit Pacolli në kuadër të diplomacisë së tij në shtetet të ndryshme. “Aktivitetet lobuese të zotit Pacolli do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me që rast për njohjet do të informoheni me kohë”- thuhet në komunikatë.
Republika e Beninit gjendet në pjesën perëndimore të Afrikës, ka një sipërfaqe prej 110 mijë kilometra, me rreth 9 milion banore.