E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapesira postsovjetike mes shkaterrimit dhe integrimit

Bashkimii Shteteve te Pavarura eshte krijuar prej Rusise Bjellorusise dhe Ukraines ne dhjetor te vitit 1991 pak para shkaterrimit zyrtar te Bashkimit Sovjetik. Se shpejti ne kete Bashkim jane futur edhe tete ish - republika te tjera sovjetike por jo edhe tri vendet e Baltikut. As Ukraina me nuk ndjehet anetare pasi qe nuk e ka miratuar statusin e parashikuar.

Ky Bashkim i Shteteve te Pavarura ishte si nje lloj pasardhesi i Bashkimit Sovjetik por me kohe ka humbur rendesine thote Hans-Henning Schroumlder nga fondacioni per Shkence dhe Politike ne Berlin. Por Rusia vazhdonte me perpjekjet qe te krijoje aleanca politike me te pakten disa prej ish-republikave sovjetike. Per kete shkak kohet e fundit jane krijuar nje varg organizatash rajonale. Por ato nuk funksionojne si duhet thote Schroumlder.

Krijimi i organizatave tjera

Krahas Bashkimit te Shteteve te Pavarura ne hapsiren e ish - Bashkimit Sovjetik ne vitin 2002 jane krijuar Bashkesia Ekonomike Evroaziatike dhe Organizata per Siguri Kolektive ndersa ne vitin 1999 Unioni mes Rusise dhe Bjellorusise. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vlladimir Putin dhe Viktor Janukovic.

Ne Bashkesine Ekonomike Evroaziatike bejne pjese Rusia Kazakistani KirgistaniTaxhikistani dhe Bjellorusia. Ne Organizaten e Sigurise Kolektive anetare jane Rusia Armenia Kazakistani Kirgistani Taxhikistani Bjellorusia dhe Uzbekistani. Qellimi i kesaj organizate eshte garantimi i sigurise sovranitetit dhe integritetit territorial te ketyre vendeve anetare.

Nderkohe eshte krijuar edhe organizata GUAM si nje lloj baraspeshe me Rusine ku bejne pjese Gjeorgjia Ukraina Azerbajxhani Moldavia dhe Turqia si vezhguese.

Projekti me i ri per riintegrime ne hapsiren postsovjetike do te duhej te jete vazhdimesi e unionit te krijuar prej Rusise dhe Bjellorusise respektivisht presidenteve Boris Jelcin dhe Aleksandar Llukashenko. Ky i fundit madje kishte ambicie te behet president i unionit por ai ka hequr dore nga keto plane pas zgjedhjes se Vlladimir Putinit ne postin e presidentit te Rusise ne vitin 2000. Prej atehere raportet mes Rusise dhe Bjellorusise jane ta ngarkuara me konflikte te shumta.

Integrimet nuk jane te mundura

Mendoj se nje integrim i Rusise me Bjellorusine nuk eshte i mundur thote Eberhard Schneider nga Qendra BE-Rusi. Ai mendon se nje integrim i ri i ish-republikave sovjetike eshte i pamundur. Nje shans do te kishte eventualisht ndonje aleance e Rusise me Bjellorusine Kazakistanin dhe eventualisht Ukrainen. Por Ukraina prej vitit 2008 po negocion me Bashkimin Evropian per krijimin e nje zone te tregtise se lire. Ky projekt se shpejti edhe mund te realizohet.

Se bashku me tre vendet e Baltikut edhe disa vende te tjera ish-sovjetike jane bere anetare te Organizates Boterore Tregtare si Armenia Gjeorgjia Kirgistani Moldavia dhe Ukraina. Prandaj eshte shume veshtire qe ato te futen ne ndonje aleance te re doganash me Rusine dhe te rrezikojne anetaresine ne Organizaten Boterore te Tregtise.

Rusia dhe roli i saj Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gazi dhe energjia perparesi ruse...

Po a thua eshte e mundur qe Rusia nje dite te behet si magnet per ish-republikat sovjetike Rusia per kete do te kishte nevoje te zhvillonte resurse te reja ekonomike. Ekonomia ruse deri tani kryesisht bazohet tek eksporti i derivateve te naftes gazit dhe energjise. Modernizimi dhe teknologjia moderne industria e perpunimit dhe dege te tjera ekonomike jane te domosdoshme. Rusia ne keto aspekte ende ka mangesi dhe nuk eshte atraktive thote eksperti Schroumlder.

Sipas tij vendet tjera si Bjellorusia Ukraina dhe Moldavia kane parasysh mundesi te tjera ne radhe te pare Bashkimin Evropian. Nderkohe qe shtetet e Azise Qendrore me shume shikojne drejt Kines.

Autor Markian Ostaptschuk / Bahri Cani

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›