E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Dëshmia e Shoshorit, fantazi vulgare

Kryeministi i vendit i është përgjigjur sot akuzës së Hysen Shoshorit, ish i përndjekur politik, sipas së cilës vetë Sali Berisha në një gjyq politik ka kërkuar dënimin e tij me vdekje.

Deklarata e kryeministrit erdhi ne emisionin “5 pyetje nga Babaramo” mbrëmjen e sotme .

Nuk kam qënë kurrë në një proces gjyqësor gjatë gjithë jetës time qoftë civil apo penal. Nuk janë fakte deklaratat e njerëzve të cilët për arsye të ndryshme bëjnë deklaratë të ndryshme. Kryeredaktori i RD më ka njoftuar se i biri i Shoshorit ka kërkuar të bëjë deklaratë në gazetën time për të mohuar deklaratat e të atit si një manipulim i paskrupullt që po bëhet me të atin e tij. Unë nuk e njoh këtë familje. Kjo përbën një fantazi nga më vulgaret. Nuk e di nëse ai është i vdekur apo jo dhe në cfarë gjendje shëndetësore është, por unë di se nuk kam marrë pjesë në asnjë gjyq që nga vitit 44 kur kam lindur dhe deri,- tha Berisha.

Hysen Shoshori ka deklaruar kohë më parë se Berisha ka kërkuar në sallën e gjyqit në vitin 75′, që ai të varet i gjallë. Dëshmia e Shoshorit u bë publike në emisionin Xhungël të gazetarit Artan Hoxha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›