Zeri, faktor kyc ne terheqjen seksuale
Nje studim i kolegjit Albright, ne Reading, SHBA, ka dale ne perfundim se pervec pamjes se jashtme, edhe zeri eshte indikator ne terheqjen seksuale ndermjet gjinive te kunderta. Ne eksperimentin e zhvilluar ne kete kolegj kane marre pjese 45 studente te racave te ndryshme, 20 meshkuj dhe 25 femra, mosha mesatare e te cileve ishte 21.6 vjec. Ata kane komunikuar me njeri-tjetrin me ane te platformes online Skype, ku zeri i njeres pale, ndikonte tek pamja e shfaqur ne palen tjeter, ndersa aty ku zeri ishte me i ulet, terheqja seksuale ishte me e larte. Pervec zerit te ulet, behet e ditur se ne terheqjen seksuale luan rol edhe personi me te cilin bashkebisedojme, sigurisht edhe karakteri i tij. Zeri i ulet eshte terheqes per femrat terheqese, por jo dhe per ato serioze me karakter e qendrim te forte. Perfundimi i ketij studimi ka te beje me faktin se njerezit manipulojne me zerin e tyre, me njerez te ndryshem, ne situata te ndryshme.