E Diel, 1 Nëntor 2026

Njerëzit derdhen në Tiranë, kryeqyteti pushtohet nga festa (FOTO)

Tiranë- Pas festimeve gjatë paradites së sotme në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë stafeta e ahengut i ka kaluar kryeqytetit shqiptar, Tiranës, që siç ishte parashikuar në protokollin e shtetit u ndoq nga një sërë ceremonish festive.

Qindra e mijëra vizitorë janë derdhur në rrugët e kryeqytetit për të kremtuar 100-vjetorin e shteti shqiptar e flamurit kuq e zi.

Të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, nga mbarë trevat shqiptare e vende të botës shqiptarët po festojnë një shekull pavarësi.

Grupmosha të ndryshme të veshur me simbolet kuq e zi po i japin harenë kësaj feste jubilare që po gëlon plot patriotizëm në rrugët e Tiranës.

/IDEA/

Pavarësia në Tiranë…dyndje njerëzish

Festë kuq e zi në Tiranë

Fëmijët kuq e zi

Gëzuar 100-vjetorin Shqipëri!

100 vjet shtet shqiptar

Shqiptarët festojnë pavarësinë

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›