E Diel, 1 Nëntor 2026

ANSA: Nacionalizmi i shërben zgjedhjeve, jubile nën klimë politike

Tiranë- Agjencia italiane e Lajmeve ANSA në një artikull dedikuar 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë vlerëson se flamuri i kuq me shqiponjën e zezë në mes, i vendosur në çdo cep të Shqipërisë po feston jubileun nën një klimë politike të ndezur.

Sipas ANSA-s ‘kryeministri i qendrës së djathtë, Sali Berisha prej ditësh po ringall idenë e bashkimit etnik-kombëtar të të gjithë shqiptarëve të shpërndarë në shtete të ndryshme të Ballkanit, duke ndihmuar në ndezjen e një fryme të fortë nacionaliste që ende nuk e fsheh hendekun me opozitën’.

ANSA shkruan se edhe dje pasdite, në ceremoninë e perurimit në Tiranë të statujës së Adem Jasharit, një simbol i rezistencës së shqiptarëve të Kosovës, Berisha tha se “të gjithë ne, përfaqësues nga të gjitha territoret etnike shqiptare, jemi të angazhuar në idealet për të cilat martirët tanë luftuan për një shekull, prej një kombi shqiptar të bashkuar në tokën e tyre”.

Agjencia prestigjoze e lajmeve shkruan se Berisha, para përfaqësuesve të larta politike të shqiptarëve të Kosovës dhe pakicës shqiptare të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, shtoi se “ëndrra e bashkimit është ëndrra e vërtetë evropiane e kombit”, duke dashur të nxjerrë idenë e shqiptarëve të bashkuar brenda Bashkimit Evropian.

“Fjalë që nuk mund të mos alarmonin fqinjët. Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov njoftoi se ka anuluar udhëtimin e tij në Tiranë, ku ai kishte qenë i ftuar për të marrë pjesë në festimet për njëqindvjeçarin e pavarësisë. Vendimi është bazuar në incidentet që ndodhën javën e kaluar në kryeqytetin shqiptar, kur makina e kryeministrit Nikolla Gruevski, u godit me vezë dhe dy flamuj maqedonas u dogjën”,-shkruan ANSA.

Sipas disa analistëve të ANSA-s, kjo dëshirë për nacionalizmi duket, më shumë se një plan realist, ‘një fenomen i kushtëzuar për shkak të përvjetorit të pavarësisë, por edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të qershorit 2013, kur formësimin i luftës politike shfaqet ashpër’.

“As në përvjetor s’janë në gjendje të punojnë së bashku, madje edhe në rastet e ceremonive zyrtare, Berisha dhe kreu i opozitës Edi Rama. Ata refuzuan të marrin pjesë në festimet e organizuara në Tiranë për të festuar përvjetorin e njëqindtë, apo në Vlorë, qyteti ku u shpall shteti i ri shqiptar”.

Teksa sjell në vemendje se kryeqyteti shqiptar, megjithatë, është zbukuruar me tortën gjigande me simbolin e shqiponjës, 550 metra katrorë dhe rreth 13 ton, e punuar nga shumë pastiçierë.

D.Bilbili/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›