E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruci Nuk kthehemi ne Kuvend po sna plotesuat kerkesat

29/10/2010Opozita i rikthehet bojkotit debate ne Kuvend dhe per Piramiden

Opozita ka deklaruar se do i rikthehet serish bojkotit ne rast se Kryeministri Berisha dhe mazhoranca nuk jep pergjigje per kerkesat e saj. Deklarata u be dje nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci gjate ores se lire te debateve pas te cilave opozita braktisi seancen plenare. Behet fjale per anulimin e votimit per mandatin e deputetit Beqja kthimi i nje pergjigjeje nga ana e mazhorances per oferten e bere nga PS-ja ne lidhje me hetimin e zgjedhjeve dhe ngritjen e komisionit parlamentar transparence ne lidhje me ndertimin e godines se re te parlamentit si dhe zbardhja e vrasjes se deputetit Fatmir Xhindi dhe kryekomunarit Remzi Veseli. Sipas kreut te opozites mosplotesimi i ketyre kerkesave do te thote nje bojkot i plote i seancave te Kuvendit.

Berisha

Por i menjehershem ka qene reagimi i Kryeministrit Berisha i cili u shpreh se oferta e Rames pavaresisht se mban daten 15 shtator serish po merret ne konsiderate nga ai. Kreu i mazhorances deklaroi se eshte i gatshem te numeroje cdo flete qe ka ne kuti dhe te nderroje cdo rezultat ne tavoline ne rast se vendimin per numerimin e votave e jep Gjykata Kushtetuese. E kam deklaruar dhe e deklaroj se jam absolutisht i gatshem te numerohet cdo vote te ndryshoje cdo rezultat me te vetmin kusht qe duhet te vendose gjykata pasi vendimi i Kolegjit Zgjedhor eshte i prere dhe perfundimtar dhe ky vendim mund te ndryshohet vetem ne Gjykaten e Strasburgut dhe per Gjykaten e Strasburgut ne vitin 2001 kur Gjykata Kushtetuese shqiptare i mori disa mandate opozites OSBE/ODHIR i sugjeroi opozites ti drejtohet Strasburgut tha Berisha.

Nderkohe nje tjeter debat i cili u zhvillua mes kreut te grupit parlamentar te PS dhe Kryeministrit ishte dhe ai qe kishte te bente me ndertimin e godines se re te parlamentit. Kundershtimin e opozites Berisha e etiketoi si nje nostalgji te krahut te majte per ish-diktatorin Hoxha duke u shpreh se edhe ne rast se do ishin 40 mauzoleume te ngjashme me Piramiden ne qender te Tiranes serish do te shembeshin nga ana e tij. Po mbroni mauzoleun e njeriut qe shnderroi Shqiperine ne bunkere e beni kete pas 20 viteve. Jo nje por 40 mauzoleume ti kishte nje nga nje do ti shembnin. Mesojeni kete Nuk ka kompromis ketu tha Kryeministri.

Gramoz Ruci

Kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruci deri ne diten qe Kryeministri dhe mazhoranca tu jape pergjigje kerkesave te saj tha se ne do te bojkotojme Kuvendin deri kur te na jepet pergjigje per anulimin e votimit per mandatin e deputetit Beqaj te ktheni nje pergjigje per oferten e bere para 6 ditesh nga kreu i PS-se Rama

te shpallni nje konkurs nderkombetar per tenderin e ndertimit te Parlamentit te ri te distancoheni publikisht nga kercenimet kundrejt deputeteve te PS-se te zgjidhni vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi dhe Remzi Veselit.

Sali Berisha

Ne pergjigje te deklaratave te Rucit Berisha u shpreh E kam deklaruar dhe e deklaroj se pranoj cdo vendim gjykate te Strasburgut te Gjykates Kushtetuese te te gjitha gjykatave te tjera te cilat do te marrin vendimin ne pavaresi te plote. E kam deklaruar dhe e deklaroj se jam absolutisht i gatshem te numerohet cdo vote te ndryshoje cdo rezultat me te vetmin kusht qe duhet te vendose gjykata pasi vendimi i Kolegjit Zgjedhor eshte i prere dhe perfundimtar dhe ky vendim mund te ndryshohet vetem ne Gjykaten e Strasburgut dhe per Gjykaten e Strasburgut ne vitin 2001 kur Gjykata Kushtetuese shqiptare i mori disa mandate opozites OSBE/ODHIR i sugjeroi opozites ti drejtohet Strasburgut.

Taulant Balla

Ne i kerkojme Sali Berishes te marre mbi vete pergjegjesite qe i takojne per kete situate tragjike te rendit dhe krimit ne Shqiperi ku krimi ka marre hov jo vetem nga paaftesia dhe shterpesia ne punen e Policise se Shtetit por edhe nga ligjet perfshirja dhe mbuloja politike qe sot ne Shqiperi kjo qeveri e kalbur u jep organizatave kriminale te cilat i perdori vitin e kaluar per te vjedhur votat dhe per te bere presione ndaj kandidateve tane. Sali Berisha ti je personi qe mban peng zbardhjen e dy vrasjeve politike te dy socialisteve te ndershem te dy te zgjedhur me disa mandate rresht te dy u vrane ne dyert e shtepive te tyre te dy ne prag te fushates zgjedhore te dy te programuar per tu rikandiduar nga PS-ja.

Ilir Gjoni

Ne bejme lufte kunder klanit drejtues te Policise se Shtetit jo ndaj policeve ne pergjithesi. Pasi klani drejtues eshte ai qe komandon kontrabanden e karburanteve dhe jo vetem qe i shkakton shtetit humbje te medha fiskale. Nuk e di se cilet jane nocionet e kohes per ministrin Basha qe deklaron qe do ta zbardhim ceshtjen sa me shpejt por ajo qe di eshte se ceshtja e vrasjes se deputetit Xhindi ka 18 muaj qe ka ndodhur dhe akoma askush nuk eshte vene ne pranga. Basha abuzon me faktin qe thote se Policia e Shtetit ka qene faktori determinant ne procesin e liberalizimit te vizave pasi per kete duhen pyetur qytetaret e thjeshte pasi ata jane treguesi me qarte ne kete ceshtje

Basha hiqni dore nga tonet politike kunder Policise se Shtetit

Do vazhdoje hetimi per zbardhjen e plote derisa te vihen para drejtesise autori e ketij krimi te shemtuar. Ju informoj gjithashtu se ne jemi te angazhuar se bashku me te gjithe ekspertet me te mire te kriminalistikes ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Mund tju them se keta eksperte te derguar nga Tirana te cilet kane qene ne vendngjarje vetem 2 ore nga koha e kryerjes se krimit kane bere keqyrjen e te gjitha sendeve te gjetura ne vendin e krimit kane bere hetime gjate gjithe nates deri ne agim. Jane ndaluar ne rajonet e policise shume persona te cilet dyshoheshin qe te kishin dijeni per ngjarjen ku keta persona u jane nenshtruar metodave speciale te hetimit.

Replikat ne Komisionin e Ligjeve

Paloka Tahiri di te leshoje vetem fyerje ne Kuvend

Ngjarja e nje dite me pare kur Edi Paloka deputet i PD-se dhe Sajmir Tahiri deputet i PS-se u konfliktuan me njeri-tjetrin gjate mbledhjes se Komisionit parlamentar te Ligjeve nuk ka kaluar pa debat ne sallen e Kuvendit. Kryetari i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci i ka kerkuar Kryeministrit te distancohet si nga kercenimi ndaj Felajt qe pretendon se i ka bere bashkeshorti i Majlinda Bregut ministres se Integrimit ashtu dhe ndaj kercenimeve qe Paloka ka bere ndaj deputetit Tahiri i cili sipas Rucit eshte shprehur se do i prese koken. Kryeministri Berisha nuk ka preferuar te komentoje rreth kesaj ngjarjeje por ka qene vete deputeti Paloka qe i eshte pergjigjur Rucit Ngjarja e djeshme nuk ishte gje e bukur por nuk e di se si e konceptojne kercenimin zoterinjte e opozites. Por ajo qe duhet te them eshte se sa here zoti Tahiri ndodhet ne nje salle si ate te komisionit si ate te Parlamentit qofte edhe kur del perpara dyerve te selise se partise se tij e vetmja gje qe di te beje eshte te leshoje fyerje dhe sharje publike ndaj cdo perfaqesuesi te mazhorances.

Shpetim Idrizi

Thirrje PDI-se se Tahirit per tu bashkuar me PDU-ne

Kryetari i PDU-se Shpetim Idrizi u beri thirrje anetareve te partise tjeter came asaj per Drejtesi dhe Integrim qe ti bashkohen partise se tij pasi sipas tij nje parti e vetme came do te mbronte me mire interesat e kesaj popullsie. Kete deklarate Idrizi e beri gjate nje takimi ne Lushnje me anetare dhe simpatizante te partise se tij. Nderkohe PDU-ja ka reaguar dje dhe ndaj skandalit te varreve ne Boboshtice te Korces ku Kisha Ortodokse ka ngritur nje kryq memorial per nder te nje ushtari grek te rene gjate luftes. Gjate ndertimit te kryqit jane demtuar eshtrat qe ndodheshin ne varrezen e ketij fshati. Rasti i fundit i zhvarrimit te eshtrave te shqiptareve ne fshatin e Boboshtices perben nje akt barbar dhe te paprecedent qe kalon cdo kufi njerezor. Kreret e PDU-se e kane cilesuar kete akt si nje fyerje e rende qe i behet jo vetem kujtimit te tyre por edhe dinjitetit te cdo shqiptari. PDU i beri thirrje shtetit te nderhyje urgjentisht ndaj ketyre akteve sipas PDU-se te perseritura. Keto nuk jane akte te shkeputura pasi vetem pak kohe me pare u zbulua skandali i zhvarrimeve ne Kosine qe me makabritetin e tyre lane pa fjale kedo. PDU i ben nje thirrje te qarte shtetit shqiptar qe te veproje me force e urgjentisht per te dekurajuar perfundimisht recidivistet por mbi te gjitha per te ruajtur dinjitetin njerezor te shqiptareve thuhet ne deklaraten e PDU-se. PDU garantoi se pushteti vendor dhe banoret e Boboshtices qe denoncuan kete akt te turpshem do kene mbeshtetjen e saj.

Deklarata e Bregut

Rama nje burrec qe solli nderzimin dhe sulmin ndaj grave

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu reagoi dje lidhur me akuzat e Ermonela Felajt se bashkeshorti i ministres e ka fyer dhe kercenuar per shkak te detyres. Ne fakt me akuza te tilla po deformohet prej kohesh debati publik dhe politik ne Shqiperi por meqenese z. Ruci kerkoi nje distancim edhe nga Kryeministri per nje ngjarje te deputetes se tyre ne nje lokal te Tiranes qe per kedo qe shkon te pije kafe e di qe rrallehere gjendet bosh po i them publikisht z. Ruci qe do te ishte ne nderin e tij si nje nga burrat e pakte qe mban te lidhur grupin parlamentar te PS-se te ishte distancuar prej kohesh nga risia e nje burreci qe quhet Edvin Rama i cili ne politiken shqiptare solli nderzimin dhe sulmin e grave kunder grave u shpreh Bregu. Sipas saj nuk ka ndodhur asnjehere ne kete Parlament te pakten qe nga 2005 qe nje grua me shpifjet e fabrikuara per 2 muaj rresht ne partine e saj te shpife per nje grua per ta eliminuar ate nga skena politike. Nuk ka qene asnjehere ky parimi i grave ne kete Parlament perkundrazi me ndihmen e kolegeve burra jemi munduar te perfshijme sa me shume gra ne politiken shqiptare. E dyta dua ti them z. Ruci dhe zonjes ne fjale per iniciativen e saj duke iu drejtuar prokurorise pasi shpifi dy muaj dhe nuk gjeti asnje arsye per te shkuar te prokuroria sajoi nje shpifje gjithsesi por qe e coi ate drejt prokurorise. Une per shpifje dhe kercenim zonjen ne fjale dhe Felat e tjere te Partise Socialiste i kam cuar para nje muaji ne prokurori. Me sa duket halucinacionet e dhunes se perdorur mbi grate nga kryetari i partise se tyre e kane bere kete zonje te ngaterroje mesazhin qe i coi Monda Bulkut kur e kercenonte se do ta pesonte me keq se ne Fier nenvizoi Bregu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›