E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leje qendrimi per punesimin e shkollimin e te rinjve

29/10/2010Drejt finalizimit marreveshja ndermjet dy qeverive per zgjatjen deri ne nje vit te afateve te qendrimit pas vendimit te vizave

Draft-marreveshja parashikon edhe shkembimin e profesionisteve te rinj nga te dyja vendet

Qarkullimi i te rinjve per arsye studimi praktike profesionale punesimi apo vullnetarizmi ne shtetin francez do ti tejkaloje afatet e percaktuara ne procesin e liberalizimit te vizave. Tashme te dyja vendet jane drejt perfundimit te marreveshjes e cila do te sanksionoje rastet kur keto kategori do te qendrojne me shume se sa 6 muaj ne territorin e ketij shteti. Zevendesministri i Punes Kastriot Sulka ne takimin e zhvilluar dje me ambasadoren franceze Maryse Daviet ka konfirmuar nisjen e negociatave mes qeverive te Shqiperise dhe asaj te Frances per levizjen e te rinjve.

Perfitimet

Sipas parashikimeve te bera pritet qe marreveshja te miratohet brenda vitit 2010. Me hyrjen ne fuqi te saj fillimisht do te perfitojne rreth 250 te rinj shqiptare. Lidhur me kategorite perfituese kjo marreveshje synon te rregulloje levizjen dhe qendrimin ne vendet perkatese te studenteve shqiptare te diplomuar ne shkollat franceze studenteve shqiptare qe deshirojne te kryejne praktika ne shkollat dhe universitetet franceze. Po ashtu do te perfitojne edhe te rinjte shqiptare te punesuar ne ndermarrjet franceze qe operojne ne Shqiperi profesionistet e rinj shqiptare e franceze qe deshirojne te levizin ne te dyja vendet per specializime apo thellim njohurish nepermjet punes. Nje tjeter kategori do te jene edhe personat qe deshirojne te punojne ne veprimtari me karakter vullnetar ne territorin e te dyja vendeve si dhe shtresat qe duan te perfshihen ne veprimtari te tjera ekonomike e shoqerore. Drafti synon te percaktoje qarte modalitetet e qarkullimit te te rinjve mes dy vendeve llojet dhe kohezgjatjen e lejeve te qendrimit te specifikuara per cdo kategori.

Leshimi i lejeve te qendrimit

Konkretisht pas firmosje dhe hyrjes ne fuqi te marreveshjes te paret qe do te perfitojne jane studentet te cilet kane perfunduar studimet dhe jane pajisur me nje diplome te nivelit master ose diplome te nivelit te pare profesional nga nje institucion arsimor francez i ciklit te larte ose institucion shqiptar i lidhur ne marreveshje me nje institucion te nivelit te larte francez per dhenien e diplomave ne partneritet nderkombetar. Autoritetet kompetente franceze do te leshojne per keta studente leje qendrimi me kohezgjatje 12 muaj me synim qe ne te ardhmen te kthehen serish ne vendin e origjines. Perfitues pritet te jene edhe studentet shqiptare qe vijojne studimet prane universiteteve shqiptare e qe deshirojne te ndjekin praktiken mesimore ne France. Bazuar ne marreveshje tripaleshe kjo kategori do te pajiset nga autoritetet franceze me leje qendrimi per praktikant me afat kohor nga tre deri ne dymbedhjete muaj. Nga kjo leje qendrimi mund te perfitojne edhe te rinjte e punesuar ne ndermarrjet franceze qe veprojne ne vendin tone. Te rinjte 18-25 vjec qe jane anetare aktive ne organizata rinore jofitimprurese shqiptare dhe deshirojne te shkojne ne republiken franceze per te punuar vullnetarisht gjithashtu jane subjekt i draft-marreveshjes.

Shkembimi i profesionisteve

Draft-marreveshja parashikon edhe shkembimin e profesionisteve te rinj nga te dyja vendet te moshes nga 18-35 vjec. Te rinjte do te autorizohen te punesohen ne ndermarrje qe ushtrojne aktivitet me natyre shendetesore shoqerore bujqesore profesione te lira etj. nepermjet nje leje pune dymbedhjetemujore te leshuar nga autoritetet perkatese dhe qe mund te perseritet nje here. Drafti parashikon qe numri i profesionisteve te rinj franceze dhe shqiptare qe pranohen ne shtetin tjeter nenshkrues ne nje vit nuk mund te jete me i madh se 100. Profesionistet e rinj do te kene trajtim dhe page te pakten te barabarte me ate te shtetasve te shtetit prites qe punon ne te njejtat kushte.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›