E Diel, 1 Nëntor 2026

Njerëzit e shkurtër "zgjasin" Sarkozinë

Në një fjalim televiziv të Presidentit francez Sarkozi, njerëzit e tij kishin vendosur pas shpinës së Presidentit 20 persona më të shkur-tër në trup se kreu i shtetit. Arsyeja ishte që ta nxirrnin atë më të gjatë, duke qenë se Sarkozi është më i shkurtër se mesatarja e politikanëve francezë. Skena e jashtëzakonshme është or-ganizuar në një fabrikë në Normandi. Ata që e ndoqën fjalimin e panë se Presidenti dukej shumë më i gjatë e trupmadh se zakonisht dhe arsyeja ishte se pas tij ishin njerëz më të shkurtër në trup. Sekretin e kësaj përzgjedhjeje e nxori një nga personat që ndodhej pas shpinës së Presidentit, i cili, në një intervistë tha se ndodhej pas Sarkozisë për të vetmen "meritë" se ishte më e shkurtër se ai dhe të gjithë ata që ishin me të ishin të së njëjtës gjatësi. Të pyetur për përzgje-dhjen e tyre, edhe të tjerët pohuan se ata ishin ndër personat më të shkurtër të fabrikës. Sarkozi dihet se e ka shumë problem gjatësinë e tij. Por ndërsa për disa ky mund të duket një rast për të qeshur, ndaj Sarkozisë është ngritur akuza që ai kërkon që të manipulojë median për arsye politike. Në këtë rast, Sarkozi ka pasur kundër tij edhe gazetën e famshme që e ka mbështetur, "Le Figaro", e cila e konsideroi këtë veprim si një "vënie në skenë". Ndërkohë vetë Pallati Elize ka qenë i ngadaltë në ndërhyrjen e tij. Ndërkohë liderët francezë, me shumë pak përjashtime, kanë qenë të gjithë të gjatë me përjashtimin e Bonapartit, i cili gjithashtu ka qenë i shkurtër, por më i gjatë se Sarkozi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›