A mund të përfundojë Xhorxh Bush në burg?
A do të ishte e mundur që Bush, apo ndonjë nga ndihmësit dhe bashkëpunëtorët më të afërt të përfundonin pas hekurave të bur-gut? Vështirë të parashikosh një gjë të tillë, megjithatë administrata e Obamës po ndërmerr hapat e parë në një rrugë, fundi i së cilës mund të çojë në një drejtim të tillë. Bëhet fjalë për hetimet punonjësve të CIA-s, apo të kontraktuarve prej saj, që janë përfshirë në të ashtuquajturën "lufta kundër terrorizmit". "Askush nuk e di se si do të procedohet dhe është e mundur që të hetohen ndoshta të gjitha nivelet e qeverisë së shkuar", ka deklaruar për CNN një ish-agjent i CIA-s. Hetimi do të përqendrohet te tejkalimi i mundshëm i kompe-tencave të hetuesve që morën në pyetje të burgosurit, të dyshuar për terrorizëm dhe gjithë mënyrave që ata akuzohen të kenë përdorur ndaj personave që nuk janë fajësuar ende. Provat për veprime të tilla janë të shumta dhe rrëqethëse. Ndërkohë republikanët i kanë kundërshtuar të gjitha veprimet e ndërmarra deri më tani nga Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Eric Holder, në lidhje me emërimin e një hetuesi të posaçëm për çështjen. Ka edhe demokratë që mendojnë se një lëvizje e tillë nuk do të jetë popullore. Por ndërsa për këta politikanë, publiku nuk "ka oreks për gjëra të tilla", për iniciatorin e një procesi të tillë, Prokurorin e Për-gjithshëm, provat për abuzime janë aq të shumta e të qarta sa ndaj tyre nuk mund veçse të ndërmerret një hetim. Sipas Unionit të Lirive Civile Amerikane, një organizatë aktiviste që bën fushatë kundër abuzimit me të burgosurit, "çdo hetim që bazohet dhe ndjek faktet konkrete duhet të çojë domosdoshmërisht në hetimin e zyrtarëve të qeverisë"Sipas një këshilltari ligjor të admi-nistratës së Bushit, thotë se kolegët e tij kanë qenë të ndërgjegjshëm që Presidenti apo këshilltarët e tij mund të hetoheshin një ditë për hapat që ndërmorën pas 11 shtatorit. Dhe të mendosh që ish-presidenti Klinton u hetua vetëm se pati një marrëdhënie seksuale.