E Diel, 1 Nëntor 2026

Njeriu i Hitlerit në 39-n: Çiano më ftoi të gjuanim rosa të egra në Shqipëri

Në dëshmitë e krahut të djathtë të Hitlerit para gjykatësve të Nurembergut, përmendet edhe një takim i tij me Çianon në vigjilje të pushtimit të vendit tonë nga fashizmi.Ai më ftoi të shkonim në Shqipëri për të gjuajtur rosa të egra, kujtonte Ribentrop, ish- ministër i Jashtëm i Gjermanisë naziste, por unë i thashë vjeshtën tjetër. Atëherë Çiano mu përgjigj: Besoni se do kemi ende kohë? Për aq sa më tha Fyhreri, kam frikë se deri atëherë, me siguri do bëjmë gjueti të ndryshme nga ajo e rosave!  Ky fakt domethënës i nënvizuar në kujtimet e Ribentropit, Planet e Hitlerit për Ballkanin, botuar së fundi edhe në Shqipëri, paralajmëronte fillimin e luftës dhe parakuptonte jo thjeshtë gjuetinë e rosave në Tokën e shqiponjave. Njeriu i Hitlerit i kryqëzuar përpara togave të zeza të Nurembergut, risjellë historinë e luftës me mënyrën si e ka përjetuar, pa fshehur përgjegjësitë dhe perceptimin e vet mbi zhvillimet dramatike dhe tragjeditë e tmerrshme të epokës hitleriane. Ai u bë pjesë e këtij procesi regresiv qysh në fillesat e tij dhe mbeti rob i mentaliteteve ekstremiste nacionaliste, duke përcjellë të gjitha zhvillimet agresive të Gjermanisë naziste në periudhën 1933-1945. Nga ky moment e deri në fitoren e aleatëve të koalicionit antifashist, Ribentropi mbajti poste të larta shtetërore si sekretar shteti, ambasador dhe ministër i Jashtëm. Kujtimet e tij janë një retrospektivë e pasur e ngjarjeve më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botrore. Në to shfaqen nga një këndvështrim i veçantë personalitetet më me zë të kohës, si Hitleri, Gëbelsi, Himleri, Geringu, Bormani (Gjemani), Çërçilli, Çamberleni dhe Ideni (Angli), Daladie e Bartu (Francë), Stalini e Molotovi (Bashkimi Sovjetik), Shushingu (Austria)etj. Te Planet e Hitlerit për Ballkanin, Ribentropi vetzbulohet si arkitekt dhe zbatues i ndërgjegjshëm i diplomacisë agresive fashiste, për të cilat u ndëshkua me dënimin kapital në procesin e Nurembergut, si armik i njerëzimit, i lirisë dhe i pavarësisë së popujve. Ky ishte fundi logjik i njeriut që ndonëse me kulturë të admirueshme, trashëgues i përkryer i etikës qytetare, njohës i thellë i funksionimit të administratës shtetërore, zotërues i mjaft gjuhëve të huaja, mjeshtër i sekreteve të diplomacisë, por që nuk i kuptoi asnjëherë vlerat e lirisë dhe gjithë energjitë i vuri në shërbim të totalitarizmit. Gjithsesi, kujtimet e Ribentropit hedhin dritë në aspekte të ndryshme të rrjedhës historike të gjysmës së parë të shekullit XX dhe veçanërisht të rrethanave si u përgatit dhe shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, e cila i kushtoi aq shumë njerëzimit. Natyrisht që Ribentropi jep botën e tij, mbron idetë dhe veprimet naziste, përligj agresionin, pavarësisht pretendimeve se nuk kishte dijeni për shumë masa të shtetit fashist, apo se në disa raste kishte paraqitur edhe dorëheqjen. Sidoqoftë, ai u fut në histori si kalorës i luftës, i agresionit dhe totalitarizmit, si armik i lirisë dhe demokracisë…
PJESE NGA LIBRI
E njëjta gjë ndodhi edhe me Ditarin e kontit Çiano, ish-ministrit italian të Punëve të Jashtme; i pagëzuar me etiketimin P.S. 2989. Ky ditar është përdorur për të provuar se unë kam marrë pjesë në komplotin kundër paqes.
Pavarësisht nga kërkesat e përsëritura të avokatëve të mi mbrojtës, origjinali i këtij ditari nuk është paraqitur në Nuremberg. Megjithatë, e di se kanë ekzistuar të paktën dy blloqe të shkruara nga Çiano, njërin prej tyre e kam parë më 1943, tek Fyhreri. Origjinali i këtij ditari me siguri nuk e përmbante fjalinë: Ne duam luftën, që gjoja unë e paskam thënë në Berchtesgaden përpara Çianos, më 12 prill 1939; nga ana tjetër, në të ka edhe mendime kundër Japonisë, që unë ia paskam shprehur atij. Në fakt, në atë kohë, 1943, po bëhej hetim rreth tradhtisë së Çianos dhe i akuzuari nuk mungonte ta përdorte ditarin e tij për të bërë shantazh. Madje i kishte bërë të ditur Fyhrerit se një kopje ndodhej në duart e një prej miqve të tij, ambasadorit të Spanjës në Romë, dhe se ky do ta botonte tekstin menjëherë, po qe si i ndodhte gjë vetë Çianos.
Megjithatë, një gjë është e sigurt: një ditar i kontit Çiano është falsifikuar. Është e pamundur të dihet se me cilin dorëshkrim përputheshin fotokopjet e bëra në Nuremberg.
Po ashtu, nuk është e sigurt që teksti i fotokopjuar ka qenë i hartuar nga dora e Çianos; vërtetohet vetëm saktësia e përkthimit, por jo vërtetësia e ditarit. Nëse fotokopjet e treguara në Nuremberg janë vërtet faksimilet e shënimeve të marra nga Çiano, kjo tregon se ai nuk e mbante ditarin ditë për ditë, por që e shkruante atë për aq sa mbante mend ditën kur ulej për të shkruar. Kështu, për shembull, shënimet e datuara më 3 dhe 4 dhjetor 1941 i referohen fakteve që janë zhvilluar më pas, në datën 8 të po atij muaji. Atëherë, si mund të thuash që ky ditar na qenka provë se unë paskam pasur për qëllim dhe për synim ta nxisja Gjermaninë për shpalljen e luftës kundër Polonisë?
Gjithçka të bën të mendosh se Çiano e ka rimanipuluar më pas tekstin e tij, duke e falsifikuar vetë, për të krijuar një alibi dhe për të dalë si përkrahës i paqes, ndryshe nga luftënxitësit, në këtë rast Hitleri dhe unë, sipas tij. Në variantin e parë, është më se e qartë se ai ende nuk i kishte shtuar ato paragrafë; në atë kohë bëhej fjalë që ai të krijonte një garanci, në rast se në vendin e tij i ndodhte ndonjë fatkeqësi, për shkak të lojës së dyfishtë që bënte prej vitesh. Sepse, është e pamohueshme që Çiano ka pasur gjithnjë kontakte me armiqtë e Boshtit. Mungesa e çiltërsisë nga ana e tij, nuk ia lehtësonte as lidhjet personale, as marrëdhëniet e punës. Mënyra sesi e tradhtoi ai në korrik 1943 vetë vjehrrin e tij, flet qartë për tipin që kishte. Duçja më ka thënë se dhëndri e kishte mashtruar më shumë se kushdo dhe këtë e kishte bërë prej vitesh. Duke qenë përgjegjës për korrupsionin e partisë fashiste, ai e instrumentalizoi atë deri në shpërbërje.
Në variantin e paraqitur në Nuremberg, mënyra sesi u parashtruan bisedimet që unë kam pasur me Çianon në Berchtesgaden, më 12 e 13 gusht 1939, bie ndesh me të vërtetën. Pas konfliktit që u quajt greva e doganorëve të territorit të Dantzigut, Fyhreri më ngarkoi ti shpjegoja Çianos ashpërsimin në kulm të tensionit gjermano-polak; Fyhreri nuk mund ti duronte gjatë provokimet polake dhe ishte e domosdoshme që Polonia ta përcaktonte përfundimisht qëndrimin e saj ndaj Gjermanisë.
Një ujdi me Rusinë ishte më se e mundshme më 12 gusht 1939. Fakti që Italia – me pozitë ende të fortë ndërkombëtare dhe e drejtuar nga Musolini – ishte një aleate e sigurt, miqësia me Japoninë dhe perspektiva e një afrimi gjermano-rus, të gjitha këto bënin të mundur të shpresohej se Polonia do të pranonte një zgjidhje me mirëkuptim për mosmarrëveshjen gjermano-polake. E rëndësishme ishte që Britania e Madhe, të kuptonte se Fyhreri ishte i vendosur të merrej vesh me Poloninë.
Pra, ishte në interesin tonë që Çiano të bindej se vendimi i Fyhrerit ishte i pakthyeshëm, me qëllim që ta njoftonte për këtë Musolinin, duke pasur parasysh kureshtjen e njohur të Oborrit dhe të qarqeve qeveritare italiane. Sikur Hitleri te ishte shfaqur i pavendosur për një çast, qeveritë e Londrës e të Versajës menjëherë do të viheshin në dijeni nga ana e kureshtarëve dhe kështu zgjidhja diplomatike e mosmarrëveshjes gjermano-polake do të bëhej e pamundur. Ja pse Fyhreri më kishte dhënë udhëzime të sakta: Çiano nuk duhej të ushqente asnjë iluzion. E megjithatë, unë kurrë nuk e kam thënë fjalinë: Ne duam luftë. Dhe, çuditërisht, këto fjalë nuk figurojnë veçse në parathënien e ekzemplarit të ditarit që u paraqit në Nuremberg. Pra, pa dyshim, bëhet fjalë për një shtesë të mëvonshme. Dhe ndoshta nuk është as e vetë Çianos.
Më kujtohet fare mirë se çfarë i thashë Çianos me këtë rast. Fyhrerit i ka ardhur në majë të h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›