Admirali Loklear Shkurtimet e NATO-s pasqyrojne shtimin e sigurise ne Kosove

Komandanti i Forcave te Bashkuara te NATO-s ne Napoli admirali amerikan Samuel J. Locklear tha sot ne Prishtine se me gjithe shkurtimet NATO-ja do te vazhdoje te mbeshtese qytetaret e Kosoves duke u bere thirrje atyre qe te vazhdojne perkushtimin per sundimin e ligjit.
Ai i beri keto komente gjate nje vizite ne Kosove e cila ndodh ne nje periudhe kur trupat paqeruajtese te NATO-s e kane shkurtuar ne 5 mije e 500 numrin e ushtareve.
Ai nenvizoi perkushtimin e NATO-s per mbeshtetjen e nje mjedisi te sigurt ndersa theksoi se vendimi per shkurtimin e numrit te trupave pasqyron ndryshimet qe kane ndodhur ne fushen e sigurise ne Kosove. Forcat e NATO-s tashme jane vene ne mbeshtetje te policise se Kosoves e cila po drejton ceshtjet e sigurise - tha admirali amerikan.
Autoritetet e NATO-s qe nga nje marsi kane perfunduar fazen e fundit te shkurtimeve duke e cilesuar situaten e sigurise te qendrueshme por ata kane pranuar se gjendja ne veriun e Kosoves te banuar me shumice serbe eshte ndryshe nga pjeset tjera te Kosoves per shkak te kundershtimit te pavaresise.
Po sot perfaqesuesit e te ashtuquajturit Parlamenti i Komunave serbe ka vendosur qe te shpalle kryeministrin rus Vladimir Putin qytetar nderi te Kosoves. Ata planifikojne qe kete titull tia dorezojne kryeministrit rus me 23 mars gjate vizites se ketij te fundit ne Beograd. Ne arsyetimin e vendimit te kesaj strukture qe cilesohet e paligjshme nga autoritetet vendase e nderkombetare ne Kosove thuhet se kryeministri rus dhe bashkepunetoret e tij jane shqetesuar per teresine tokesore e Serbise me shume se vete Beogradi.