E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njeriu që ofron veten si pre me pagesë për gjah

Nëse jeni të apasionuar pas gjahut, tashmë keni mundësinë që të gjuani edhe njerëz, edhe pse kjo gjë nuk është ilegale. Kjo në fakt është nisma e një amerikani, i cili ka hapur një faqe interneti në të cilën ai ofrohet si pre për të gjithë ata që dëshirojnë të dalin për gjueti njerëzish të paarmatosur në pyjet amerikane. Çmimi për këtë veprim të paligjshëm është 10 mijë dollarë për çdo gjahtar të përfshirë në mision. Ai gjithashtu parashikon një shtesë prej 2 mijë dollarësh nëse gjuetarët duan ta ndjekin të zhveshur. “Kërkoj zotërinj që e konsiderojnë veten të mërzitur nga lojrat sportive të zakonshme. Unë jam pjesë e një specje të re preje, me një lëkurë të trashë dhe me vende të mira ku fshihem. Jam më i shpejtë se një gjel deti apo derri i egër dhe i gatshëm për çdo sakrificë për të siguruar mirëqënien ekonomike të familjes sime prezantohet ai në faqen e tij të internetit http://huntme4sport.com/, e hapur për këtë qëllim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›