Njeriu që po sfidon mjekësinë

Shkencëtari britanik, Stephen Hawking, gjatë 70 viteve të jetës së tij ka dekoduar disa nga enigmat më të mëdha të gjithësisë, por një enigmë e ndërlidhur me të mbetet e pasqaruar, më saktësisht se si ka arritur të jetojë kaq gjatë, me një sëmundje aq të rrezikshme.
Në moshën 21 vjeçare, gjatë kohës sa ishte student në Universitetin Cambridge, te ky fizicient dhe kozmolog i famshëm u diagnostifikua një sëmundje në funksionet motorike. Atëbotë atij ju tha se nuk do të jetojë më shumë se pesë vjet, por edhe përkundër këtij parashikimi, Hawking të dielën mbushi 70 vjet.
“Nuk njoh asnjë njeri, i cili ka jetuar kaq gjatë me një sëmundje të këtillë”, thotë Amar Al Chalabi, drejtor i spitalit dhe i qendrës hulumtuese për sëmundjet e neuroneve motorikë në Kolegjin Mbretëror në Londër. Ai e cilëson jetëgjatësinë e Hawkingut si të “pabesueshme”.
“Shumë rrallë ndodhë që pacienti, i cili lëngon nga sëmundja e neuroneve motorikë të jetojë kaq gjatë, por ka pasur edhe raste të këtilla”, thotë Rup Tandan, profesor i neurologjisë në Universitetin e Vermontit. Tandam shton se shumë pacientë, të cilët kanë arritur të jetojnë me këtë sëmundje kanë mbijetuar falë ventilatorëve, të cilët kanë marrë frymë për ta, ventilator të cilin Hawking nuk e ka shfrytëzuar.
Hawking për herë të parë ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në vitin 1988, pas publikimit të librit "A Brief History of Time", në të cilin paraqet disa pikëpamje të thjeshtësuar për gjithësinë, libër ky i cili është shitur 10 milionë kopje në të gjithë botën.
Teoritë e tij vijuese kanë shkaktuar një revolucion në kuptimin e koncepteve moderne, siç janë vrimat e zeza apo “big bangu”, teoritë për krijimin e gjithësisë. Ai vërtetoi edhe hipotezën e Vilerit për ruajtjen e masës dhe elektrizimit të atomeve, kur ato hyjnë në vrimat e zeza.
Për të shënuar ditëlindjen e tij të dielen, Universiteti i Cambridge organizoi një simpozium publik, me temën “Gjendja e gjithësisë”, në të cilin folën 27 shkencëtarë udhëheqës botërorë, përfshirë këtu edhe astronomin britanik, Martin Ris, si dhe fituesi i çmimit Nobel, Sol Permuther.
Hawking për 30 vjet ka ushtruar detyrën e profesorit të matematikës në Institutin Cambridge, funksion ky të cilin dikur e ka ushtruar edhe Isac Newton. Hawking nga ky funksion u tërhoq në vitin 2009 dhe tani është drejtor i Qendrës për Kozmologji teorike. Në jetën e tij ka arritur pothuajse çdo gjë, edhe përkundër faktit se që nga viti 1970 është pothuajse tërësisht i paralizuar.
Ka krijuar familje dhe është baba i tre fëmijëve, por me përparimin e sëmundjes, ai hulumtimet i ka vazhduar me ndihmën e karrocës për invalidë.
Një sendor i vogël infra i kuq është i vendosur në syzet e tij dhe është i lidhur me kompjuter. Ky senzor kontrollon pulsin e muskujve të Hawkingut në fytyrë, për të zgjedhur fjalët që paraqiten në ekranin e kompjuterit. I nevojiten së paku dhjetë minuta për të formuluar një fjali.
Hawkingut i janë dashur katër vjet për të shkruar librin “The Grand Design”, të cilën e ka shkruar së bashku me fizicientin amerikan, Leonard Mlodinovin. Me librin e tij të fundit, Haëking ka zyrtarizuar shkëputjen e tij nga qëndrimet e mëhershme me religjionin. Ai shpjegoi se me zbulimin në vitin 1992 të një planeti, i cili sillet rreth yllit një ylli tjetër, e jo rreth diellit, është dekonstruktuar qëndrimi i Newtonit sipas të cilit gjithësia nuk është krijuar pas një kaosi, por se ajo është vepër e Zotit.
Asistentja personale e Haëkingut, Judith Kroasdel, e ka cilësuar atë si një person tejet të durueshëm.
“Ai është një shakaxhi i madh, i pëlqen vëmendja”, thotë iti Ferguson, e cila ka shkruar dy libra për Haëkingun.
Skleroza Laterale apo sëmundja e Lou Gehrigovit, nga e cila lëngon Hawking, i takon grupit të sëmundjeve neurologjike, e cila kaplon neuronet e epërme dhe të poshtme. Vetëm më pak se 10 për qind të njerëzve më këtë sëmundje jetojnë më gjatë se një dekadë.
Haëking thotë se mundohet që mos të mendojë për kufizimet që ka.
“Jetoj me këtë sëmundje pothuajse gjatë gjithë moshës time madhore. Megjithatë, kjo nuk më ka parandaluar që të kem një familje të mrekullueshme dhe të jem i suksesshëm në punën time. Tentoj të jetojë një jetë normale dhe të mos mendoj për gjendjen time”, ka theksuar Hawking.
Edhe përkundër faktit se ka arritur të qartësojë disa prej pyetjeve më komplekse në fizikën moderne, Hawking, duke ju përgjigjur pyetjes së revistës “New Scientist”, se për çka mendon më së tepërmi, ju përgjigj:”Për femrat. Ato janë një enigmë absolute”.