E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma rrënuese

Berim Ramosajt nuk po i pëlqejnë ndryshimet që Isa Mustafa po bën në Statutin e LDK’së. Sipas tij, këto janë reforma rrënuese, shmangie nga filozofia rugoviane dhe orientim i partisë kah e majta.

Dizajnimi i brendshëm i partisë së dytë më të madhe në Kosovë është në përfundim e sipër, ndërsa jo të gjithë anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës e shohin atë pozitivisht.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, Berim Ramosaj, është i mendimit se reformat nuk kanë kahe pozitive.

“Ndryshimet gjithmonë janë të mira dhe unë i konsideroj si të rëndësishme, por ato duhet të bëhen në aspektin pozitiv të zhvillimeve. Ndryshime që i kanë propozuar tash në LDK, sa kam mundur të vërej në draft-statutin e ri, nuk shkojnë në atë drejtim”, ka thënë Ramosaj për Express.

Sipas Ramosaj, lidershipi aktual i kësaj partie është duke e rrënuar idenë rugoviane duke krijuar një LDK të re.

E pikërisht reformat, të cilat po ndërmerr Isa Mustafa dhe ndryshimi i statutit, sipas Ramosaj, çojnë kah krijimi i kësaj LDK’je të re.

“Në fakt këtu qëllimi është që të krijohet një LDK e re në kuptimin edhe të mungesës së elementëve që ishin kryesore deri tash në parti, sidomos në aspektin programor të saj”, ka thënë Ramosaj.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›