Madhësia nuk ka rëndësi

Kapiteni i Italisë në triumfin e saj në Kampionatin botëror 2006, Fabio Cannavaro i siguroi futbollistët e grupmoshave të reja të Kamboxhisë se madhësia nuk është barrierë e suksesit.
“Madhësia nuk ka qenë kurrë problem për mua”, tha Cannavaro, 38 vjeç në kryeqytetin Phnom Penh gjatë një vizite për të përforcuar profilin e lojës së bukur në shtetin nga Juglindja e Azisë dhe përkrahur futbollistët me aftësi të kufizuara që aktualisht gjendet në pozitën e 170-të në renditjen botërore të FIFA-s.
Ish qendërmbrojtësi Cannavaro do të qëndrojë në turne treditore në Kamboxhia me ftesë të klubit Phnom Penh Crown FC, kurse si pjesë e kësaj vizite ai vizitoi edhe ekipin U-21 të Kamboxhisë, me të cilët zhvilloi një seancë të përbashkët stërvitore.
I pyetur për këshillat e tij për futbollistët e Kamboxhisë, që shpeshherë janë më trupshkurtër se kundërshtarët e tyre, Cannavaro - i cili është i gjatë 176 centimetra – pak për një mbrojtës – tha se është çështje e mentalitetit në vend të gjatësisë.
“Isha i fuqishëm brenda kokës time”, tha futbollisti më i mirë në botë i vitit 2006. “I gjatë ose i shkurtër, për mua ishte me rëndësi të fitoja ndeshjen me ekipin tim. Ëndrra kur filloni të luani futboll është të fitoni diçka të veçantë dhe ne fituam diçka të veçantë”, u shpreh ai.
Cannavaro u pensionua në korrik të vitit të kaluar, pas një lëndimi të vazhdueshëm të gjurit, por mbetet i përfshirë në stafin teknik të klubit Al-Ahli në Dubai. Vizita e tij në Kamboxhi, që përfundon të mërkurën, parasheh edhe zhvillimin e disa seancave stërvitore me futbollistë të rinj lokalë dhe dorëzimin e fanellave të futbollit për fëmijët në rrugë.
Cannavaro e filloi karrierën e tij më 1992 me klubin e qytetit Napoli para transferimeve në Parma, Inter, Juventus, Real Madrid më pas sërish te Juventus për një vit para kalimit në Al-Ahli. Arritja më e madhe në karrierën e tij ishte Kampionati botëror 2006, kur ai ishte kapiten i ekipit që mposhti në finale Francën dhe rrëmbeu trofeun.