E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njerka: Më vdiq burri në duar, do të marr hak tek e bija

vrasjeLefteri Koka nga fshati Karahaxh në Delvinë ka përjetuar një tmerr dy ditë më parë.

I shoqi i saj u vra nga dhëndri dhe e bija, ndërsa vetë Lefteria mbeti e plagosur.

Nga spitali, ajo ka folur për Panoramën për këtë ngjarje të rëndë.

Lefteria, 73 vjeç, ishte martuar me Jani Kokën që në vitin 1958.

Kjo ishte martesa e dytë e Janit, pasi në martesën e parë ai kishte katër vajza.

Mes tyre edhe Elefterinë, tani 57 vjeç, që bashkë me të shoqin, Kristo Xhinon, i mori jetën babait të saj.

Por si nisi konflikti?

Sherri ka kohë mes dy familjeve tona. 4 dynymë tokë të djalit tim, të vrarë aksidentalisht në Greqi para 13 vitesh, kanë zilepsur Kriston dhe gruan e tij, Elefterinë, ta bëjnë të tyren dhe nuk kanë lënë gjë pa bërë deri edhe këtë të fundit. Çdo behar vinin nga Greqia, Kristo me gruan e tij dhe vetëm bënin sherre duke mos na lënë një minutë të qetë.

Dy ose tre orë përpara ngjarjes kam njoftuar inspektorin e zonës, por askush nuk e vuri ujin në zjarr…

Elefteria mori gurë nga toka dhe nisi të më godiste mua. Unë e shtyva dhe gurët më zunë në këmbë e kokë. Në atë moment ndërhyn Kristo, ndërkohë që Jani kishte ardhur pranë meje. Kristo me një hekur të gjatë në dorë nisi të godiste Janin në kokë e trup.

Jani ra në duart e mia i mbuluar me gjak. Nuk arrija të dëgjojë asnjë fjalë nga goja e tij se dha shpirt në duart e mia. Edhe pse isha shumë e tronditur, hoqa shaminë nga koka dhe i lidha buzën dhe nisa të ulëras duke kërkuar ndihmë.

Lefteria thotë se ajo kërkon dënimin më të rëndë për dhëndrin dhe bijën e Janit, ose do i vrasë vetë.

Kjo gjëmë nuk do më hedhë në tokë. Kur të shërohem, do shkoj në hipotekë për të kontrolluar pronën time, thotë ajo./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›