Austriaku Florian Raunig do të zëvendësojë Volfarth në krye të OSBE-së
Ambasadori Florian Raunig nga Austria është emëruar kryetari i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Kryesia ukrainase e OSBE-së bëri të ditur emërimin e tij. Ai do ta marrë detyrën më 1 tetor 2013.
Ambasadori Raunig është lindur në vitin 1967 në Bazel të Zvicrës.
Ai është një diplomat karriere dhe ka shërbyer më parë si ambasador i Austrisë në Shqipëri dhe Mal të Zi.
Ambasadori Raunig ka studiuar për shkenca politike, filozofi dhe drejtësi dhe është diplomuar pranë Universitetit të Vjenës. Flet rrjedhshëm gjuhët shqip, frëngjisht, anglisht dhe italisht. Është i martuar dhe ka dy vajza.
Raunig do zëvendësojë gjermanin Eugen Volfarth, i vënë shpesh në shënjestrën e opozitës dhe medias për qëndrime pro- qeverisë./ep