E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njesi per mbrojtjen e territorit nga abuzimet

Fatjona Mejdini

Ne vend pritet te krijohet se shpejti edhe nje njesi speciale e nderhyrjes se shpejte per mbrojtjen e territorit. Kjo njesi e re, qe do te jete ne varesi te pushtetit ekzekutiv, pritet te mbrojne territorin ne vend nga ndertimet e paligjshme dhe nga abuzimet me trojet.

Gjate mbledhjes se djeshme te qeverise, Kryeministri Berisha i kerkoi Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, qe te sjelle sa me pare projektvendimin per krijimin e nje njesie speciale te nderhyrjes se shpejte per mbrojtjen e territorit. Sipas kreut te qeverise, Berisha, eshte shume e nevojshme ngritja e kesaj njesie te vecante, e cila do te kete si qellim te mbroje territorin nga ndertimet e paligjshme dhe nga abuzimet me trojet, duke tentuar ne kete menyre t'i jape fund te gjitha ndertimeve te paligjshme, te cilat mund te startojne duke shfrytezuar dhe vakuumin ligjore te deritanishem. Duke qene se nje njesi e tille nuk ka ekzistuar me pare dhe per pasoje zbatimi i ligjit per legalizimin e zonave te vecanta kerkon ngritjen e nje njesie te tille te vecante, kryeministri nuk ka munguar dje qe te urdheroje Olldashin ta perfundoje kete proces, qe do te sjelle dhe "koalidimin" e te gjitha veprimeve me tokat, te cilat deri me tani kane qene ne meshire te fatit. Pak muaj me pare, Keshilli i Ministrave vendosi qe ALUIZNI te perdore sherbimin fotografike dixhital, ne menyre qe te bej fotografimin e te gjitha ndertimeve ne vend, ne menyre qe te behet edhe evidentimi i tyre i plote. Mendohet ALUIZNI fillimisht do te filloje fotografimin ne ultesiren perendimore, kodrinore dhe me pas ne zonat malore. Kjo edhe per arsyen se ne ultesiren perendimore numri i banesave informale eshte me i madh. Po keshtu, burime bejne te ditur se eshte nenshkruar kontrata per nje shume prej 2266026 euro per te bere kete fotografim te territorit. Nga fotografimi i territorit ne zonat informale do te evidentohen ndertimet, te cilat mund te jene ndertuar ne zonat turistike, me ndotje mjedisore etj. Sipas Kryeministrit Berisha, me fotografimin dixhital fillimisht objektet do te identifikohen, me pas ato ndertime pa leje qe do te ngrihen me pas do te shkaterrohen, ose do te konfiskohen nga ana e agjencise se legalizimeve. Kerkesa e djeshme e Kryeministrit Berisha per ngritjen e njesise speciale te nderhyrjes se shpejte per mbrojtjen e territorit vjen ne kuader te nisjes se proceduarve per fotografimin dixhtal te zonave informale ne te gjithe vendin.

Kontrata koncensionare per 3 hidrocentrale te tjera

Qeveria miratoi dje kontratat e koncesionit per 3 hidrocentrale, si dhe disa vendime per percaktimin e autoritetit kontraktues per dhenien me koncesion te disa hidrocentraleve te tjere dhe bonuset, ne proceduren perzgjedhese konkurruese, qe i jepet shoqerise.

Me propozim te Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Keshilli i Ministrave miratoi kontratat e koncesionit per hidrocentralet "Bistrica 3 dhe 4", "Selishte", "Vlushe". Gjithashtu u miratuan vendimet per autoritetin kontraktues per dhenien me koncesion te disa hidrocentraleve te tjere, si dhe bonusi ne proceduren perzgjedhese konkurruese, qe i jepet shoqerise.

Qeveria, 50 vendime per transferimin e pronave

Keshilli i Ministrave miratoi dje 50 vendime per transferimin e pronave, pyjeve dhe kullotave ne pronesi te njesive te qeverisjes vendore. Kryeministri Berisha the se paketa e sotme e transferimit te pronave pushtetit vendor miratohet ne perputhje dhe permbushje te procesit te decentralizimit te pushtetit vendor. "Mbledhja e sotme do te mbetet mbledhja rekord per numrin e ligjeve dhe vendimeve qe miratohen dhe korpusi kryesor i rendit te dites jane dorezimi i pronave autoriteteve vendore, bashkive dhe komunave te vendit, ne perputhje me parimin e decentralizimit", u shpreh Kryeministri. Vendimet per transferimin e pronave, pyjeve dhe kullotave ne pronesi te njesive te qeverisjes vendore shtrihen ne te gjitha qarqet e vendit.

Sigurim jete per ushtaret qe sherbejne jashte vendit

Qeveria vendosi dje te siguroje jeten e te ushtareve te saj te derguar me misione jashte vendit. Keshtu sipas vendimit te miratuar dje, Ministria e Mbrojtjes, ne bashkepunim me INSING, do te bejne sigurimin e jetes nga aksidentet ne grup, te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Shqiperise, te derguar me misione ushtarake jashte vendit, me fondet e parashikuara ne buxhetin e vitit 2008, te miratuara per kete ministri. Financimi i kostos se ketij projektvendimi do te jete buxheti i miratuar per Ministrine e Mbrojtjes per vitin 2008 dhe kostoja e plote do te jete rreth 59 milione leke te reja. Ky eshte dhe hapi i pare ne drejtim te pergatitjes se kushteve reale per anetaresimin e plote ne NATO.

Prokurimet, APP e Tatimet "pavaresohen" nga Ministria e Brendshme

Agjencia e Prokurimit Publik dhe Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve do t'i realizojne te pavarura procedurat e prokurimit per te plotesuar sherbimet e tyre. Vendimi i djeshem i marre nga Keshilli i Ministrave parashikon qe ne kuader te perfshirjes se ketyre institucioneve ne shume detyra specifike, sic eshte edhe implementimi i sistemit elektronik online per realizimin e prokurimit per sherbimeve publike eshte konsideruar e rendesishme qe procedurat e prokurimit per sherbimet ne internet te realizohen nga vete keto te fundit, sipas rregullave dhe procedurave te parashikuara ne legjislacionin e prokurimit publik ne fuqi.

Qeveria, po kalimit transit te trupave italiane

Qeveria vendosi dje lejimin e kalimit transit, permes territorit te Republikes se Shqiperise, te nje autokolone ushtarake italiane, te perbere nga 8 automjete dhe 16 trupa, ne itinerarin Qafe-Thane - Porti i Durresit, me daten 24 maj 2008. Sipas draftit te miratuar dje, pika e hyrjes ne territorin e Republikes se Shqiperise eshte pika e kalimit te kufirit Qafe-Thane dhe pika e daljes eshte Porti i Durresit. Procedurat per hyrjen, qendrimin dhe daljen e ketyre trupave ne Republiken e Shqiperise jane parashikuar ne marreveshjen, ndermjet paleve te Traktatit te Atlantikut te Veriut, per statusin e forcave, nenshkruar ne Londer, me 19 qershor 1951, te marreveshjes ndermjet shteteve pale ne Traktatin e Atlantikut te Veriut dhe shteteve te tjera, qe marrin pjese ne Partneritetin per Paqe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›