E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Njësia lëvizëse e dhurimit të gjakut vijon misionin në disa bashki, Koçiu: Një gjest i vogël, një jetë e shpëtuar

TIRANË, 2 mars/ATSH/ Njësia lëvizëse e dhurimit të gjakut ka vijuar këtë javë aktivitetin e saj në disa bashki të vendit, duke u ndalur në Has, Çorovodë, Pustec dhe Korçë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bëri të ditur se falë solidaritetit të qytetarëve, dhjetëra pacientë do të kenë një shans më shumë për jetën.

Sipas ministres Koçiu, nisur nga e hëna, njësia lëvizëse do të vijojë misionin humanitar në bashkitë Këlcyrë, Poliçan, Pukë, Maliq dhe Tepelenë.

“Një gjest i vogël, një jetë e shpëtuar! Dhuro gjak dhe bëhu shpresë për ata që kanë më shumë nevojë”, u shpreh ministrja.

Fushata e dhurimit të gjakut synon të sigurojë rezerva të mjaftueshme për pacientët që kanë nevojë për trajtim urgjent, duke përfshirë personat me sëmundje kronike dhe ata që i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.

Dhurim Gjaku 1 nga 11

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›