Njësia nr 9-të, investime të pakta nga Bashkia e Tiranës
Qytetarët e njësisë bashkiake numër 9, vazhdojnë të kenë shumë probleme në disa fusha të jetës. Kryetari i kësaj njësie Edmon Halebi në një intervistë me Ora Neës, thekson se cilësia e jetës në këtë Minibashki nuk është përmirësuar ndjeshëm dhe se investimet nga Bashkia, gjatë vitit 2008-të kanë qenë shumë të pakëta . Halebi thekson se shumë probleme do të mund të zgjidheshin më lehtë, në qoftë se kryetarët e njësive përkatëse do të kishin më shumë kopetenca. Ai gjithashtu shprehet i pakënaqur me hartimin e buxhetit 2009-të nga Bashkia e madhe. Buxheti i vitit 2009-të pritet të diskutohet serish në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të mbahet me 12-të janar. Në këtë mbledhje do të votohet per Miratimin në parim të Programit Buxhetor Afatmesëm për vitet 2009-2011-të dhe miratimin e detajimit të Buxhetit të Bashkisë së Tiranës, për vitin 2009-të.