E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha i merr Ramës Unazën e Madhe: "Do ta ndërtoj unë"

/>Qeveria do të ndërtojë Unazën e madhe të Tiranës, megjithëse kjo është detyrë e Bashkisë së Tiranës. "Qeveria do të bëjë menjëherë disponibël fondin e shpronësimit për unazën e madhe të Tiranës, dhe në rast se Bashkia nuk do të ketë financime për ndërtimin e saj, atëhere ajo do të ndërtohet nga buxheti i shtetit",deklaroi kryeministri. Berisha në mbledhjen e planifikimit të strategjive, udhëzoi ministrinë e Trasporteve të hapë tenderin për ndërtimin e unazës Tiranës, ndërsa deklaroi se bashkia e Tiranës është institucion i pabesueshëm për kredi pasi mbledhja e taksave prej saj është në gjendje të mjerueshme. Berisha garantoi se qeveria e tij do të akordojë fondin e nevojshëm për shpronësimin. Nga një parashikim paraprak sipas Bashkisë së Tiranës, ndërtimi i Unazës së madhe koston minimalisht 300 milionë euro.
Qeveria do të ndërtojë unazën e madhe të Tiranës, në rast se bashkia dështon në sigurimin e kredisë, për shkak të performancës së saj të mjerueshme fiskale
Unaza e madhe e Tiranës është një domosdoshmëri për qytetin. Bashkisë do ti ofrohet mundësia për shpronësimin. Shanset e bashkisë për tu bërë e zgjedhshme për kredi janë minimale, pasi performanca e saj fiskale është e mjerueshme, megjithëse informohem se ka një Departament për mbledhjen e taksave prej 300 punonjësish, aq sa edhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në Shqipëri. Sipas kësaj performance, llogaritet që ajo të mund ta shlyejë një kredi minimalisht në 125 vjet. Nuk ka institucion bankar dhe institucion financiar që të mund të ofrojë kredi me një afat mbi një shekullor. Ndonëse ne e bëmë ligjin e kredimarrjes së pushtetit vendor, shanset për tiu akorduar kredia direkt është i pashpresë. Megjithatë, konform premtimit të dhënë për shpronësimin, duhet të bëjmë menjëherë disponibël fondin e shpronësimit. Sikundër, në rast se bashkia, e cila, sipas vlerësimeve të deritanishme, nuk është e përshtatshme për tu kredituar, pasi nuk jep garanci për faktin e përmendur më sipër, atëherë do ta ndërtojë qeveria. Ministria e Punëve Publike do të marrë përsipër detyrimin sa më të shpejtë për këtë dhe fillimin e punës, u shpreh Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›