E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njesite qe mbajne pezull certifikimin e 8 majit

Ankimet ne Kolegj Nga 34 ceshtje ankimore 30 prej tyre kane lene ne fuqi vendimin e KQZ-se

Zgjedhjet lokale te 8 majit i afrohen perfundimit te tyre ne kuptimin e procesit te administrimit te te gjitha fazave qe cojne ne vendimmarrjen perfundimtare. Nisur nga praktika e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per miratimin e shpejte te mandateve te keshillave bashkiake dhe komunale qe perllogariten mbi baze te nje formule fikse duhet thene se hallka vezulluese ajo e ankimeve po permbyllet per ti hapur rruge zbatimit te vendimeve respektive. Konkretisht burime zyrtare nga KQZ-ja bene te ditur dje se tashme kane mbetur vetem dy kerkesa ankimore te subjekteve zgjedhore qe mbeten per tu shqyrtuar ne kete institucion cka edhe sinjalizon shterimin permes shqyrtimit te fluksit kundershtues te zgjedhjeve te 8 majit. Ne kete rast vlen te risillet ne kujtese shifra zyrtare e kerkesave ankimore qe prodhoi 8 maji per 384 njesi administrative ne te gjithe vendin ku u zhvilluan zgjedhje u depozituan ne fazen paselektorale 105 kerkesa ankimore. Raporti numerik con ne perllogaritjen se gati 1/3 e rezultateve jane kundershtuar por kjo mbetet nje statistike e pasakte per sa kohe qe disa subjekte kane pasur te njejtin objekt kerkimi. Nga keto 105 kerkesa ankimore 38 jane procedura me kerkese padi pra kane kundershtuar vendimmarrjen e KQZ-se ne Kolegjin Zgjedhor ku 10 ceshtje pritet te merren ne gjykim nga trupa e gjyqtareve. Nje keqyrje e listes e padive te percjella ne Kolegj jep nje panorame statistikore mbi raportin mes permbajtjes se vendimeve te KQZ-se me ato te gjykates. Keshtu burimet zyrtare nga komisioni i drejtuar nga Arben Ristani kane deklaruar se ne numrin prej 34 padive qe kundershtojne KQZ-se 30 kane lene ne fuqi vendimet e ketij te fundit. Ne kete listim perfshihen edhe dy ceshtjet e shume debatuara per Tiranen te kundershtuara nga Partia Socialiste e qe kishin te benin me procedimin me fletet e rivleresuara pasi u gjeten ne kutine e gabuar dhe ai per nxjerrjen e tabeles se rezultateve per zonen zgjedhore nr. 49 ose njesia bashkiake nr. 5.

Pavaresisht perputhjes relativisht te madhe mes vendimmarrjes se KQZ-se dhe Kolegjit Zgjedhor ne kete statistike ka rendesi rrezimi ne 5 njesi administrative i shqyrtimit te bere nga institucioni i drejtuar prej Arben Ristanit. Kjo per arsye se te 5 keto njesi qe jane Komuna Armen ne Vlore Komuna Maqellare ne Diber Komuna Shale ne Shkoder Komuna Kolsh ne Kukes dhe Komuna Karbunare ne Lushnje behet fjale per permbysje te shqyrtimit administrativ te KQZ-se perderisa ne to urdherohet kjo e fundit te nise pergatitjet si per rinumerim te fleteve te pavlefshme qofte edhe vetem per disa qendra votimi e deri per zgjedhje te reja sikunder eshte rasti i Shales. Thene ndryshe Kolegji eshte shprehur per pavlefshmeri zgjedhjesh per keto 5 njesi nisur nga provat dhe faktet e ankuesit qe ne te gjitha rastet ka qene Partia Socialiste. Nga nje kontekst i debateve te brendshme thyerje te ketilla ne vendimmarrje mund te peshojne neser ne raportin e vezhguesve te huaj por ne nje kuptim tjeter me kete rast Kolegji rilegjitimohet pjeserisht pas akuzave te renda qe jane adresuar ndaj tij sidomos per Tiranen. Ndryshe me rrezimin e KQZ-se ne favor te PS-se ne kete rast gjykata ka sherbyer mjaftueshem si korrektues i gabimeve te komisionit qe tashme mbetet vetem te zbatoje vendimet e saj.

Prej ketij momenti kur procesi ankimor konsiderohet drejt fundit dhe permbyllet e vetmja pune qe i mbetet KQZ-se eshte shperndaja e mandateve per keshillat nje proces me se shumti matematikor. Edhe dje institucioni ka vijuar me miratimin e perberjes se keshillave qe u prodhuan nga zgjedhjet e 8 majit duke i dhene rruge keshtu edhe nje faze tjeter me rendesi qe eshte konstituimi i organeve te reja te pushtetit vendor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›