E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci Tri kerkesat tona per Venecian

Numri dy i PS-se ne Top Story Vendimi i Kolegjit ishte qesharak

Thirrja  e Komisionit te Venecias si keshilltar per procesin zgjedhor ne Shqiperi e gjen Partine Socialiste me nje pakete konkrete kerkesash per te cilen do te kerkohet ekspertize. Kjo eshte bere publike dje ne daljen e pare publike pas zgjedhjeve te 8 majit te kreut te Grupit Parlamentar te PS-se Gramoz Ruci i cili gjate emisionit Top Story te gazetarit Sokol Balla ne Top Cannel ka sqaruar jo vetem rrugen qe do te ndjeke PS por edhe ate cfare ka ndodhur sipas saj pergjate zgjedhjeve. Ajo cfare do te kerkojme ne eshte nese akti normativ pra ndryshimi i rregullave te lojes eshte sipas parimeve dhe praktikave te mira eshte i tille. E dyta e gjithe kjo maskarade ka dy elemente nje papajtueshmeri ose vota e gjetur ne kundershtim me ligjin ne kuti tjeter qe vleresohet nga e paligjshme ne te ligjshme dhe e treta venia dore ne proces me mosperputhjen e shifrave eshte shprehur ai. Edhe pse eshte shprehur dyshues mbi mundesine qe shumica te pranoje keshillimin e Komisionit te Venecias Ruci nuk ka harruar te permende me kete rast edhe vleren morale qe ka kjo levizje edhe per rastin specifik shqiptar. Komisioni i Venecias ka qene konsulent i Kushtetutes shqiptare. Komisioni i Venecias i ka per objekt te gjitha kodet elektorale. Ajo qe do te thote ekspertiza e tij eshte nese kjo praktike eshte konform kerkesave dhe parametrave demokratike ligjore te kodit ka sqaruar ai.

Kolegji

Ai qe e drejtoi kete kolegj ka qendruar nja dy ore duke i rene kokes me grushte qe obobo cme gjeti mua. Erdhi puna e gjykimit - ne zbatuam ate qe Berisha u ka thene nderkombetareve se PS nuk e ndjek pra rrugen ligjore dhe do ta ndjekim deri ne fund. Mbi kete ndertim te ngjarjeve qe pasuan 8 majin dhe ceshtjen e krijuar nga rivleresimi i fleteve te votimit te gjetura ne kutite e gabuara Gramoz Ruci eshte perqendruar ne ate qe eshte aktualizuar si pika e krizes vendimmarrja e Kolegjit Zgjedhor. Kreu i deputeteve socialiste ka hedhur akuza te forta mbi relatorin e seances se 3 qershorit Tome Ndreca per te cilin ka vleresuar madje se vetem sa ka firmosur vendimin dhe nuk e ka hartuar ate. Por komprometimi final i Kolegjit ne syte e PS-se ka ndodhur me vonesen ne zbardhjen e vendimit qe sipas Rucit eshte bere per arsye te njohjes paraprake me kerkese-padine e re te PS dhe mandej parapritjen e saj qe ne vendimin e pare. Relatori nuk zbardhte vendimin por pyeste asistentet tane qe kujtonte se jane roje nese e solli apo jo PS kerkese-padine. Dhe po te shihet ne zbardhjen e vendimit ne faqen 6 nuk flitet fare per ate qe eshte objekt i padise sone te pare ka sqaruar Ruci. Ne kete loje nervash qe po i jep peshe dominuese taktikes juridike ai ka bere te ditur se ne nuk i kemi kerkuar te gjitha ne padine tone sepse e dime me ke kemi te bejme.

Tabelat deshmi e nderhyrjes ne proces

Tabelat e rezultateve dhe mosperputhjet e shifrave te pasqyruara ne to mbeten tanime fakti kryesor ku PS jo vetem po kerkon te denoncoje deformimin elektoral por edhe permes te cilave po nderton edhe akuzen per manipulim. Ruci ia ka mveshur kete operacion qe kap ne flagrance KQZ-ne Kryeministrit Sali Berisha qe e ka quajtur usta i manipulimit dhe qe ka nisur si i tille qekurse kreu i qeverise ka folur per flete votimi ne kuti te tjera. Rezultojne se jane 870 flete votimi me teper ne kutine e kryetarit sesa zgjedhes. Nese do te marresh tabelat per kryetarin sipas procesverbaleve origjinale nuk dalin keto shifra...Ky operacion nuk filloi ne momentin kur vendosi Ristani por kur foli Berisha dhe ministrat dhe zv.ministrat u turren ne KZAZ. Operacioni konsistonte duke shkuar QV per QV duke futur flete dhe duke permbysur shifrat ne te 9 KZAZ ne fjale eshte shprehur Ruci duke e pasuruar prononcimin e tij me fakte ekskluzive dhe konkrete nga KZAZ-te e Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›