E Diel, 1 Nëntor 2026

Njësitë vendore bashkohen në panair

Njësitë e pushtetit vendor anembanë vendit po zbatojnë ide novatore për të nxitur qeverisjen e mirë, për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve, dhe për të qenë sa më të përgjegjshëm ndaj qytetarëve. Përfaqësues nga 65 bashki, komuna, OJQ, qeveria qendrore, donatorë të huaj dhe aktorë të tjerë të interesuar u mblodhën dje për Konferencën e Praktikave më të Mira të Qeverisjes Vendore 2009, për t‘u njohur dhe mësuar nga praktikat më të mira të përdorura nga njësitë e pushtetit vendor në Shqipëri. Konferenca u dha mundësi njësive të pushtetit vendor për të paraqitur arritjet e tyre më të fundit në zbatimin e praktikave të ngjashme në territoret e tyre dhe në përmirësimin e cilësisë së qeverisjes vendore. Pjesëmarrës në panair ishin, ndër të tjerë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, dhe drejtoresha e Misionit të USAID në Shqipëri, Roberta Mahoney, dhe zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›