TVSH 10 për qind për arsimin dhe shëndetësinë
Qeveria shqiptare ka përgatitur një projektligj në bazë të së cilit synon të përgjysmojë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për kompanitë që shesin mallra apo shërbime në sektorët e arsimit privat dhe kujdesit shëndetësor, gjë që do të sjellë edhe zbatimin e skemës dynivelore për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Duke prezantuar programin e qeverisë së re në fushën e taksave, ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se "prezantimi i shkallës së TVSH-së më të ulët për shërbimet e mallrat e lidhura me arsimin dhe shëndetësinë", është një nga ndryshimet e pritshme ligjore.
Pjesa tjetër e mallrave dhe shërbimeve, do të vijojnë të paguajnë TVSH 20 për qind si më parë.
Bizneset që përfitojnë
Spitalet e para private që janë krijuar gjatë viteve të fundit, si dhe laboratorët e analizave me të ardhura vjetore mbi 4 milionë lekë në vit, pritet të përfitojnë nga përgjysmimi i TVSH-së. Por fitimin më të madh pritet ta kenë shkollat dhe universitetet private. Gjatë viteve të fundit, një treg me xhiro vjetore prej dhjetëra milionë eurosh në vit është krijuar duke përfituar nga etja e madhe e shqiptarëve për diploma universitare. Dhjetëra universitete me mijëra studentë janë krijuar dhe shumë universitete të reja vijojnë të hapen si sipërmarrje private në Shqipëri.
Kursim kombëtar
Kujdesi shëndetësor dhe arsimi konsiderohen në të gjithë botën si "kursime kapitale", pasi e aftësojnë popullatën fizikisht dhe mundësisht të rrisë eficencën në punë në të ardhmen. Për këtë arsye, investimet publike apo private në këto dy fusha konsiderohen me rëndësi jetike për zhvillimin e ardhshëm të vendit dhe rritjen e ekonomisë kombëtare. Pra investime të tilla konsiderohen si shtim kapitali për ekonominë dhe jo si konsum. Por ky shtim kapitali nuk do të thotë se është ilaç për zgjidhjen e problemeve, për shkak se investimet mund të rezultojnë të gabuara. Si tregu i arsimit privat ashtu edhe ai i shërbimeve shëndetësore private, kanë pasur sukses në Shqipëri për shkak të keqmenaxhimit, dobësive dhe kufizimeve sasiore në shërbime të ngjashme të ofruara nga sektori publik. Kështu, ndërsa dyert e universiteteve private janë hapur përkundrejt pagesës për të gjithë, dyert e universiteteve publike janë të mbyllura dhe me vendime qeverie, sasia e studentëve të pranuara në to është e kufizuar. Në këtë mënyrë, tregjet nuk liberalizohen, por segmentohen. Universiteti i Tiranës ka kërkuar më herët liberalizimin e pranimeve kundrejt pagesës në sektorin e arsimit të lartë publik, si dhe është ankuar tek Autoriteti i Konkurrencës për këtë çështje. Por Autoriteti i Konkurrencës nuk ka pasur mundësi të ndërhyjë për shkak të mungesës së hapësirës ligjore.
Skemë ekstra për sigurimin shëndetësor
Përveç përgjysmimit të TVSH-së për sektorin e kujdesit shëndetësor privat, qeveria ka ndër mend ta ndihmojë këtë sektor përmes reformimit të sistemit kombëtar të sigurimeve shoqërore të detyrueshme. Sipas ministrit të Financave, Bode, qeveria synon "reformim rrënjësor të skemës së sigurimeve shëndetësore për të materializuar parimin e ofrimit të një shërbimi bazë për të gjithë të siguruarit e skemës së detyrueshme dhe një shërbim më të shtrenjtë e të komercializuar për të siguruarit e skemave private".
Prej vitesh është diskutuar mundësia e ofrimit të policave të sigurimit shëndetësor shtesë për shërbime të specializuara si shërbimi stomatologjik, të cilat nuk mbulohen nga skema aktuale e sigurimeve shëndetësore. Shqiptarët e punësuar paguajnë 3.4 për qind të pagës së tyre mujore për llogari të fondit të sigurimeve shëndetësore. Këto pagesa sigurojnë kujdes shëndetësor falas në spitalet dhe qendrat shëndetësore publike, si dhe ilaçe të lira të listës së barnave të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas idesë së qeverisë, të siguruarit në fondet private të pensioneve do të kenë mundësinë të paguajnë në fonde private të sigurimit shëndetësor dhe do të marrin në këmbim shërbime shëndetësore private apo ilaçe të shtrenjta.