Njëvjetori i vdekjes së Arben Tafaj, nderohet jeta dhe trashëgimia e tij

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të kryetarit të Shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj, Fondacioni “Arben Tafaj” organizon një seri aktivitetesh që nderojnë jetën dhe kontributin e tij, një rrugëtim epokal dhe një kujtesë e pashlyer.
Miq dhe të afërm sjellin në vëmendje punën e palodhur të z. Tafaj në ruajtjen e trashëgimisë dhe vlerave të kryeqytetit, të cilave ai u dedikoi gjithë jetën e tij.
“Për të përkujtuar një vit pas vdekjes së të ndjerit Arben Tafaj, njeriu i cili më të vërtetë Tiranës do t’i mungojë. Një njeri që gjithmonë u mundua që Tiranës dhe tiranasve, për traditën tiranase, t’u punojë dhe t’u organizojë aktivitete të ndryshme për të ruajtur identitetin e qytetit”, tha miku i tij.
Arben Tafaj u nda nga jeta më 3 dhjetor 2024.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/